Carlos Tevez: “Mund te terhiqem ne fund te sezonit. Ne kombetare nje vend eshte per Icardi”

Lidhur me artikullin:

Carlos Tevez paralajmeron edhe nje here largimin nga futbolli ne fund te vitit, ndersa perkrah grumbullimin ne Kombetaren argjentinase te Mauri Icardi. Apashi qe po vazhdon karrieren me Boca Juniors nuk e konfirmon me saktesi terheqjen edhe pse nga ato qe thote eshte e qarte se po e mendon seriozisht dicka te tille.

”Terheqja? Eshte nje mundesi reale, do ta diskutoj me familjen. Vjen momenti qe njeriu lodhet. Mundesite jane, e dine qe une them gjithmone te verteten. Ne Europe kur mbaron ndeshja mund te vazhdosh dhe te bej jeten normale, ketu varet se si shkon ndeshja. Jemi te gjithe pak te cmendur, nuk mund as te cosh vajzen te dentisti apo te mjeku. Lojtareve ju ndodh dicka e tille. Kur humbasin ndeshjen nuk mund te dalin as nga shtepia”.

Per kombetaren argjkentinase Tevez e ka nje emer, sugjeron trajnerin Bauza te mbeshtetet te Mauri Icardi qe po ben nje fillim sezoni te shkelqyer me Interin.

“Per sa i perket Kombetares padyshim qe Icardi e meriton grumbullimin. Kjo pasi ben gola me vazhdimesi dhe po l;uan shume mire me Inter. Pastaj eshte Bauza ai qe vendos por trajneri nuk eshte se ka shume presion mbi vendimin nese do te grumbulloje nje sulmues apo nje tjeter dhe mund te zgjedhe ate qe eshte me mire momentalisht. Une nuk e shoh me veten ne Kombetare”.