Carrasco rinovon deri me 2022 me Atletico Madrid. Nje klauzole shume e larte

Vijon momenti i lumtur i Yannick Carrasco. Belgu zgjati kontraten e tij deri ne 30 qershor te vitit 2022. Sulmuesi i krahut qe ka shenuar 4 gola ne dy ndeshjet e fundit, shton keshtu me dy vjet kohezgjatjen e kontrates me nje rritje te pages nderkohe qe dhe klauzola e largimit shkon ne 100 milione euro.

Carrasco eshte stabilizuar si titullar kete sezon, me numrin 10 mbi shpatulla dhe ka shenuar 5 gola ne 11 ndeshje qe ka luajtur deri ne kete moment.

“Jam shume i lumtur qe do te vazhdoj te jem per shume vjet te Atletiko e Madridit”, – deklaroi futbollisti per faqen zyrtare te klubit.

Rendimenti i mire i belgut kohet e fundit ka rritur ineteresimin e klubeve te medha europiane, ndaj Los Colchoneros rriten presionin per te mbyllur ceshtjen e rinovimit qe po trajtohej prej javesh dhe duhej te materializohej para Krishtlindjeve.

Qe nga transferimi i tij ne Madrid futbollisti belg ka demonstruar se ka intensitet dhe shpejtesi, cilesi aq te kerkuara nga Simeone per lojtaret e tij. Shkoi te Atletiko vitin e kaluar nga Monaco ne shkembim te 17.2 milione euro, dhe qe atehere ka shfaqur vlerat e tij duke shenuar madje edhe ne finalen e Championsit ku i dha tjeter ritem ndeshjes me futjen e tij ne fushe, edhe pse Atletiko ra me pas ne llotarine e 11 meterashave.

Pozicioni i ri i Koke ne mesin e fushes i ka hapur portat e formacionit titullar nje lojtari qe eshte kthyer ne zgjedhje fikse ne ndeshjet e fundit per Simeonen. Sezonin e kaluar Carrasco luajti ne 43 ndeshje dhe shenoi 5 gola, kete vit ka shenuar po kaq ne 11 ndeshje, ndersa ka qene titullar ne 8 raste duke luajtur nje total prej 651 minutash.