Casey Stoner rikthehet ne Moto GP. Firmos me Ducati

Lidhur me artikullin:

Pritej vetem zyrtarizimi dhe ai erdhi. Casey Stoner kthehet te Ducati sui kolaudator per vitin 2016 dhe ekziston edhe mundesia qe ndoshta ta shohim ne piste per ndonje Cmim te Madh. Piloti australian ishte terhequr nga Moto GP ne fund te 2012 ndersa kete vit ishte rikthyer te garonte per Honden ne garen e “8 oreve te Suzukas’, ku pesoi edhe nje aksident te frikshem. Tanime Stoner i jep lamtumiren Hondes per tu rikthyer te Ducati skuader me te cilen ka garuar nga 2007 deri ne 2010 duke fituar gjithsej 23 gara dhe duke fituar me Desmosedicin titullin kampion bote ne vitin 2007.

Skuadra Italiane zyrtarizoi angazhimin e Stoner duke bere te ditur se kampioni australian nga viti i ardhshem do te jete edhe ambasador i Ducatit dhe kolaudator ne Moto Gp. Vete Stoner u shperh shume i lumtur per kete bashkepunim duke theksuar se ruan kujtime shume te mira nga vitet kur ka punuar me Ducatin dhe mundesia per te bere kolaudtaorin e kesaj skuadre eshte vertet e vecante per te. Stoner shtoi se mezi po pret momentinq e te ndihmoje Abndrea Dovizioson, Andrea Iannonen dhe skuadren Ducati per te bere nje sezon te mrekullueshem ne 2016-en.