“Catturandi”. Njesia speciale per kapjen e boseve te Mafies

Lidhur me artikullin:

Mafia ka qene pjese e jetes siçiliane per breza te tere, dhe po e tille ka qene edhe lufta e policise per te arrestuar lideret e saj. Njesia elite qe shkon pas tyre quhet Catturandi qe do te thote “kapesit”. Nje nga oficeret e saj tregon per gazetarin Max Paradiso, tregon rreth botes nen hije per te cilen punon, dhe se si ju desh ta mbante profesionin sekret nga e dashura e tij derisa ajo e njohu rastesisht ne televizor.

E vetmja here qe ke ndoshta ke mundesi te takosh nje anetar te Catturandi eshte kur ata arrestojne nje mafioz. Ata jane burra pa emer dhe pa fytyre, kur kryejne operacionet perdorin kapuçe per t’u siguruar qe nuk do te mund te identifikohen.

6

“Neve na pelqen te na therrasin ‘Banda e Luaneve’, sepse ashtu eshte puna qe bejme: e eger, e lire dhe gati per te sulmuar ne çdo kohe ne xhungel”, thote IMD.

Catturandi perbehet nga me pak se 20 prej tyre, dhe kjo eshte nje arsye e qarte se pse ato kerkojne te ekspozohen sa me pak.

“Gjate dites merr kercenime per vdekje nga djemte e keqinj, koka dhish te derguara neper dyert e shtepise, jane gjera aspak te kendshme,” thote IMD.

Ne vitet ’90 ai mori edhe fotografi te targes se makines se tij, te shenuar me rreth te kuq. Kercenimet bene qe shume prej kolegeve te tij ta linin “Catturandi” por kete gje nuk e beri IMD-ja dhe me kalimin e viteve rreziku i vrasjes eshte reduktuar. Ai dhe oficeret e tjere shpesh arrijne te zhvillojne marredhenie çuditerisht intime me kriminelet qe ndjekin. Ata mund t’i pergjojne e t’i ndjekin per dekada te tera para se t’i arrestojne.

“Eshte si te jetosh me keta njerez. Ti degjon se si sillen me femijet e tyre, degjon çeshtjet e tyre familjare, i sheh femijet e tyre te rriten, dhe emocionet e tyre behen edhe te tuat,” thote IMD.

Nje nga personat qe ata ndoqen ishte nje doktor ne Palermo, qe tani eshte ne burg.

“Ai ishte me te vertete i ditur, ne te gjithe mesuam letersine italiane duke degjuar ate. Ne merrnim shenime edhe librat qe ai permendte ne leksionet e pafundme te tij qe u jepte femijeve. Ishte si te degjoje nje program radiofonik dhe ne te gjithe mrekulloheshim nga menyrat e tij te te shpjeguarit, te te menduarit dhe kreativiteti i tij. Ishte e veshtire te besoje se ishte nje kriminel”. Javet pas arrestimit mund te jene shqetesuese.

“Ju nuk i shihni me ata, kjo eshte diçka psikologjikisht e veshtire per t’u perballur, pasi pak kohe me pare ishin pjese te jetes suaj te perditshme dhe tani fillojne t’ju mungojne,” thote IMD.

2

Ne dy dekadat e tij me policine, IMD ka ndihmuar ne arrestimin e te pakten 300 mafiozeve perfshi Giovanni Brusca, famekeq per rrembimin e torturimin e djalit 11-vjeçar te nje mafiozi tjeter qe e tradhetoi ate. Brusca e kishte vrare djaloshin dhe e kishte shperbere trupin e tij me acid dhe si rezultat familja e djalit nuk mundi ta varroste ate. Ne momentin e arrestimit, kur Catturandi bastisi shtepine e mafiozit, IMD thote se perjetoi nje miks ndjenjash.

“Te behet t’i besh nje shumellojshmeri pyetjes: Pse vret? Pse ja ben nje gje te tille nje qenieje tjeter njerezore?”

Por mundesite e bashkebisedimit jane te kufizuara, dhe shkembimet e tjera priten te jene te pakenaqshme.

“Kur kapem Brusca, ai filloi te qante si femije. Provenzano, bosi i boseve, nga ana tjeter, ndenji i heshtur dhe me peshperiti ne vesh: Ti nuk e ke idene se çfare po ben. Megjithate ne i kapem ata dhe kjo kishte rendesi”.

Brusca ishte nje faktor kyç ne krim qe inspiroi IMD-ne te bashkohej me policine. Me 23 maj 1992, vendosi gjysme toni eksplozive ne nje rruge te Palermos per te vrare gjykatesin anti-mafia, Giovani Falcone. Brusca me vone u identifikua si njeriu qe shtypi butonin per plasjen e bombave.

“Isha ne festen e 18-vjetorit te dashures sime,” thote IMD, qe ne ate kohe ishte student biologjie. “Babai i saj ishte kreu i policise se Palermos dhe kur bomba shpertheu, te gjithe punonjesit e policise qe gjendeshin ne feste u larguan ne lot.

4

IMD menjehere donte te dinte se çfare kishte ndodhur por kur mori vesh se ishte shperthyer eksplozive ne rrugen e aeroportit ne Palermo, vendosi te shkonte me motor ne qendren e qytetit.

“Kur u futa ne lokalin e nje sheshi te vogel, pashe disa persona qe po qeshnin teksa hanin panine. Iu thashe qe gjykates Falcone ishte vrare. Ata u kthyen nga mua e me thane: E ç’na duhet neve? Une e dija se çfare doja te beja. Diten tjeter iu bashkova forcave policore per te kapur sa me shume djem te keqinj te mundja”.

Ne ate kohe, shume pak djem siçiliane kerkonin te bashkoheshin me Catturandi, pjeserisht sepse puna ishte shume e rrezikshme, keshtu qe aplikimi i IMD u pranua menjehere.

5

“Shumica e njerezve qe njihje nuk flisnin me me ty ose te peshtynin ne fytyre pasi te beheshe polic konsiderohej si tradheti,” thote ai.

Ai la shkollen dhe ndersa ne universitet, shoket e tij ndiqnin femrat klubeve, IMD po gjemonte Giovanni Brusca dhe boset e tjere mafioze si Salvatore Toto Riina, i cili urdheroi vrasjen e Falcone.

Ndersa ndiqte Brusca, IMD dhe disa kolege te tij, perfunduan ne Cinisi, nje qyteze e vogel prane Palermos.

“Ideja ishte te prezantoheshim e te njihnim sa me shume njerez ne Cinisi pa ngritur dyshime. Sigurisht qe funksionoi. E kapa te arratisuren por m’u desh te martohesha me te me pas (qesh). Ne vend qe ta çoja ate ne plazhe te bukura per ta puthur poshte yjeve, e çoja ne vende te tmerrshme, rruge qorre me mbeturina, vetem qe ta ndiqja. Ajo gjithnje pyeste: Pse ketu kur ka kaq shume vende? Pasi e lija ate ne shtepi, kthehesha mbrashsh ne zyre dhe raportoja”.

Kur ata kapen Brusca te gjithe ishin perpara televizorit, duke filmuar arrestimin.

“Kur bashkeshortja ime (atehere e dashura) pa te gjithe ata njerez te veshur me kapuçe ajo vuri re diçka qe per te ishte familjare. Me njohu. Por fatmiresisht ishte e afte ta ruante sekretin”.

Mafiozi me i kerkuar i Italise, Matteo Messina Denaro, i njohur me emrin “Diabolik” – nofke qe e mori nga nje hajdut i pakapshem ne nje liber komik. Koka i mafies siçiliane, qe fshihet qe prej vitit 1993, policia beson se jeton jashte, me shume mundesi ne Ameriken Latine.

Pas gjurmimit te disa mesazheve me kod qe fliste me kriminelet e tjere, policia arriti te arrestonte 11 persona, por Denaro vete, si gjithnje i pakapshem.

Ndersa mafia siçiliane nuk eshte me aq e fuqishme sa ka qene 20 vite me pare, vazhdon te mbetet nje problem per ishullin.

“Ata e dine se nuk mund t’i vrasin njerezit siç ishin mesuar me pare, por tani ata kane interesa qe lidhen me politikat e financat si dhe vete strukturen e shoqerise siciliane,” thote IMD.

Megjithate per shume vete, veçanerisht adoleshentet dhe turistet, Mafia ende perben nje atmosfere te bukur. Ne cepat e rrugeve te Palermos, shiten bluza me Kumbare drogash, çakmake ne forme pistolete.

“Rruget e Palermos jane nje paradoks i vertete, ashtu si kjo qyteze,” thote IMD. “Do donim te ishim aq te civilizuar sa pjesa tjeter e botes, por nuk na le bota e panjohur e krimit te ecim perpara”.