Çfarë duhet të dini rreth udhëtimit në Kubë?

 

Keni menduar gjithmonë ta vizitoni Kubën por nuk e dini nëse duhet vizë dhe si merret ajo?

Përveç biletës së udhëtimit vajtje-ardhje, të gjithë ata që udhëtojnë në Kubë do të duhet të blejnë një sigurim për udhëtimin dhe sigurim shëndetësor, pasi kjo kërkohet nga ligjet kombëtare kubane dhe një vizë, e njohur si “tarjeta de turista” normalisht e vlefshme për 30 ditë, por mund të zgjatet ndërsa je në Kubë.

Planifikimi i një udhëtimi në Kubë:

Një nga gjërat më të vështira për të bërë është planifikimi i udhëtimit. Pa marrë parasysh se sa shumë do mundohesh t’i përmbahesh planeve të tua, diçka do të ndodhë pothuajse çdo ditë që shkakton ndryshim të planeve.

Për të hequr stresin e planifikimit të udhëtimit dhe të shqetësimit, ne ju rekomandojmë që të merrni ndihmën e ekspertëve, të cilët do të ndihmojnë në organizimin e të gjitha gjërave më fun që duhet të bëni në Kubë.

Për të gjithë ju që jeni duke menduar ta vizitoni Kubën, kompania shqiptare Intours Albania sjell oferta fantastike gjatë muajit Maj (duke përfshirë edhe vizën) Për më shumë informacione, ju lutem klikoni KËTU.

Monedha kubane:

Një nga gjërat më të rëndësishme për të bërë në Kubë është të mësosh rreth dy monedhave dhe të sigurohesh që të mos ngatërrohesh pasi janë shumë të ngjashme, por njëra vlen shumë më pak se tjetra. Ka dy monedha në Kubë: CUC, ose Peso Convertible, e përdorur nga të huajt dhe nga kubanë për të blerë gjëra të caktuara specifike dhe me vlerë rreth 1$ amerikan dhe MN, ose Moneda Nacional, shkalla e konvertimit e të cilave është 25 me 1 CUC.

Përdorimi i internetit në Kubë:

Përdorimi i internet nuk është një ndër gjërat që duhet të bëni në Kubë. Kjo është një mundësi e mirë për të harruar të gjitha llogaritë e mediave sociale dhe Whatsapp, e cila në një farë mënyre është çliruese. Interneti zakonisht gjendet në qendrat e ETECSA por është kaq i ngadaltë saqë është më mirë të rrish pa të. Thuajini familjes dhe miqve se nuk do të keni internet gjatë udhëtimit dhe se vetëm do të relaksoheni në Kubë.

Ushqimi dhe pijet në Kubë:

Ushqimi në Kubë është i lirë dhe i mirë. Një nga gjërat që duhet të provoni në Kubë është të hahet në “casas” dhe “paladares”, ku një vakt i plotë kushton ndërmjet 5 dhe 12 CUC (ku për 12 CUC mund të hani karavidhe, e cila është një nga ushqimet që duhet të provoni me patjetër). 

Çfarë të paketosh për një udhëtim në Kubë?

Në Kubë duhet të udhëtosh me një çantë shpine dhe jo me valixhe.

Çfarë duhet të keni brenda çantës së shpinës?

  • Këpucë, një ose dy palë pantallona të shkurtra, pantallonat e udhëtimit në natyrë, deri në 5 këmisha ose bluza, triko pambuku, xhaketë e papërshkueshme nga uji, rroba banje, peshqirë. Së fundmi, merrni një çantë të vogël ku të vendosni gjëra të tilla si syze dielli, kamera, portofol dhe dokumente të tjera udhëtimi, madje edhe një libër udhëzues udhëtimi (mos harroni se WI-FI nuk funksionon mirë në Kubë)

Për të gjithë ju që jeni duke menduar ta vizitoni Kubën, kompania shqiptare Intours Albania sjell oferta fantastike gjatë muajit Maj (duke përfshirë edhe vizën) Për më shumë informacione, ju lutem klikoni KËTU.