Cfare eshte dieta gjenetike dhe si funksionon

Dieta gjenetike eshte zbulimi i ri qe ndihmon ne humbjen e peshes dhe i ndihmon te gjithe per te qene ne forme dhe te humbasin kilet e teperta. Sidomos ne kete periudhe te vecante qe na sjell drejt beharit, eshte shume e rendesishme per te gjetur regjimin e duhur per tu dobesuar.

Dieta gjenetike a funksionon ne te vertete? Ka shume hamendesime rreth kesaj por padyshim theksohet se behet fjale per nje regjim te personalizuar dhe te pershtatshem, te ndryshem per cdo njeri dhe per cdo lloj problemi.

Si te humbisni peshe me dieten gjenetike?

Sic e kuptoni nga vete emri, humbja e peshes vjen nga studimi i ADN-se te cdo njeriu. Ja perse, sipas shpikesve te kesaj diete, behet fjale per regjimin me te personalizuardhe te studiuar mbi nevojat e cdo individi. Si fillim duhet t’i nenshtroheni nje testi ADN-je dhe ne baze te rezultateve dieta juaj do te personalizohet per t’ju siguruar rezultate me te mira.

Testi i ADN-se behet lehtesisht duke marre pak peshtyme. Ka shume kerkime qe mbeshtesin kete tip diete, si ajo nga Stanford University e Kalifornise, qe tregoi se dieta qe bazohet ne trashegimine tone gjenetike eshte sigurisht nder me te mirat dhe me e qendrueshme.

Shpenzimet dhe procedura per dieten gjenetike.

Dieta gjenetike synon te ruaje sa me shume zakonet e meparshme te pacientit. Kjo do te thote qe te mos ndryshoje shijet dhe preferencat ushqimore por thjesht t’i pershtase me ate qe kerkohet nga dieta ne baze te rezultateve te ADN-se.

Shpenzimet e dietes varen nga regjimi. Per nje diete qe zgjat rreth 3 muaj, mund te shpenzoni qindra euro ndersa per vjetoret duhet te shtoni pak me shume.