Cfare kane te perbashket, Hemingway, Oscar Wilde, Churchill, Stalin dhe shume te tjere??? Pijet alkoolike

Personalitetet, te cilet ne njeren dore zhvillonin talentin e tyre e ne doren tjeter mbanin gjithmone goten me alkool

Nje pijedashes i vertete nuk eshte ai qe pi alkool dhe nuk kontrollon dot ndergjegjen e tij. Jo! Nje pijedashes eshte dikush qe vlereson alkoolin, shijen, aromen dhe behet akoma me krijues ne punen apo veprat e tij. Ja ku jane disa personalitete te tille, te cilet ne njeren dore zhvillonin talentin e tyre e ne doren tjeter mbanin gjithmone goten me alkool:

Oscar-wilde

Oscar Wilde, shkrimtar, poet

Pija e preferuar: Absinthe, shampanje

Shkrimtari njohur irlandez kishte si pije te preferuar shampanjen, te cilen e shoqeronte gjithnje me akull. Por “dashuria e tij” ishte Absinthe. Oscar Wilde e ka perdorur pijen jeshile ne sasi te medha. “Pas gotes se pare, i shikon gjerat ashtu siç do te doje te ishin. Pas gotes se dyte, i shikon gjerat ashtu siç nuk jane. Ne fund i shikon gjerat ashtu siç jane ne realitet, dhe kjo eshte gjeja me e shemtuar ne bote”,- ka pohuar shkrimtari i njohur.

Van Gogh, piktor

Pija e preferuar: Absinthe

Piktori i famshem ashtu si Oscar Wilde e kishte pike te dobet Absinthe. Madje thashethemet tregojne se kur Vincent Van Gogh preu veshin dhe ia beri dhurate nje prostitute, ai ishte i dehur nga Absinthe. Ai eshte pasqyruar duke qendruar i qete perpara nje gote me pijen jeshile, ne nje portret qe i ka bere ne vitin 1887, Henri de Toulouse-Lautrec. Edhe miqte e tij me te mire e kane portretizuar piktorin si nje nga klientet me te mire te pijes. Ai eshte bere i njohur si konsumuesi me i rregullt i pijes dhe ndikimi i saj eshte vene re me vone ne pikturat e tij. Ngjyra jeshile e pijes eshte prezente ne menyre te veçante, ne çdo pikture. Madje ai i ka bere nje portret vetes, teksa qendron ne lokalin e tij te preferuar duke konsumuar Absinthe. eshte e njohur qe ai ka konsumuar sasi te medha te pijes jeshile, teksa ka jetuar ne Arles me Paul Gauguin. Ne ndikimin e “Zanes”, ai dilte jashte naten dhe pikturonte duke mbajtur qirinj ne kapele. Ai u dergua ne sanatorium ne vitin 1888 nga nje peticion i banoreve te zones, te cilet ishin trembur nga menyra e tij e jetese

Dean Martin, kinema

Pija e preferuar: J & B, Scotch

Dean ka favorizuar Jack Daniel, zakonisht jo gjate orarit te punes ose ne oret e pushimit. Me e çmuar per te ishte nje gote ne fushen e golfit sesa nje nate feste e mbushur me pavullnetshmeri. Perkunder ketyre zbulimeve, ishte jashtezakonisht bindese se e meriton pjesemarrjen ne kete liste. Nje shprehje e parapelqyer: “Une do ta urreja veten nese do isha nje antialkoolist. Imagjinoni te isha gjithe diten, njesoj sikur zgjohem ne mengjes!”

franklin-273x300

Benjamin Franklin, burre shteti

Pija e preferuar: Vere Madeira

Personi i kartemonedhes 100-dollareshe ka zhvilluar listen e vet te 13 virtyteve qe duhen ndjekur gjate jetes. Nr. 1 thote: “Vetekontrolli. Mos hani deri ne ngopje; mos pini derisa te deheni”. Pra, pse e kemi konsideruar ate nje pijetar legjendar? E pra, ai nuk ishte tamam nje alkoolist. Ai thjesht ishte nje pijedashes. Ne vargje ai shkruante: “Ja shiu qe zbret nga qielli mbi vreshtat tona, atje ai hyn ne rrenjet e rrushit, qe do te ndihmoje veren, nje deshmi e vazhdueshme qe Perendia na do, dhe i pelqen te na shohin te lumtur”. Ose, “Birra eshte prova se Perendia na do dhe deshiron qe ne te jemi te lumtur.”

Edgar Allan Poe, poet/shkrimtar dramaturg

Pija e preferuar: Brandy, xhin

“Kurre me” apo “Vetem edhe nje”? Njeriu qe na ofroi “Korbin” dhe shume vepra te tjera te perjetshme, mund ta quajme si nje pijetar legjendar. Dime se ka operuar me nje levizje te vazhdueshme per shumicen e jetes se tij. Dhe pse ditet e tij ne Toke perfunduan shume heret – ne 1849, ne moshen 40 vjeçare – mistika dhe ndikimi i tij jane me te forte sa kurre. Çdo 19 janar, ne ditelindjen e poetit, grupe njerezish pine dolli dhe te lene trendafila mbi varrin e tij. Ekipi NFL nga Baltimore ka tre maskota me emrin Edgar, Allan dhe Poe.

Richard Harris, aktor

Pija e preferuar: Vodka

Nje pijetar legjendar i cili ishte gati i ashper dhe i drejtperdrejte. Duke cituar ate: “Dikush me pyeti njehere: Cili eshte ndryshimi midis teje kur ishe nje yll i madh dhe Tom Cruise tani? Une i thashe se ka nje dallim te madh. Shikoni ne nje fotografine time. Une jam duke shkuar per nje nga filmat e mi premiere me nje shishe vodka ne duart e mia. Tom Cruise ka nje shishe me uje Evian. “

papadoble

Ernest Hemingway, shkrimtar

Pija e preferuar: Birra, rum, xhin

Ernest Hemingway jo vetem qe kishte nje imagjinate te gjalle, por jetoi edhe nje jete te gjalle, tregimet e tij frymezohen nga aventura, dhe aventurat frymezoheshin nga jeta e tij. Dhe asnje aventure e Hemingway, literale apo letrare, nuk do te kishte qene e njejte pa pasionin e tij per pijen. “El Floridita” ishte bari i tij i preferuar gjate 20 vjeteve qe jetoi ne Kuba dhe pija e tij e preferuar ishte Daquiri i ftohte. Ai ndihmoi ne popullimin e ketij bari dhe per shkak te kokteilit te tij te preferuar bari shpesh njihej me emrin “Djepi i Daquiri-t”, te cilen ai e perdorte shpesh ne shkrimet e tij. Hemingway eshte i nderuar sot me nje bust te dedikuar per te, statuje bronzi dhe e pajisur me relike dhe fotografi.

Winston Churchill, politikan

Pija e preferuar: Uiski, skocez, raki, xhin, shampanje

Fale Churchill, do te jete gjithmone nje Angli dhe atje do te kete gjithmone Johnnie Walker Red. eshte veshtire te perfytyrohet figura e kryeministrit britanik Winston Churchill pa puron e tij te famshme. Por bile dhe me shpesh se me puron havaiane Churchill-i dilte me goten e uiskit ne dore. Politikani Anthony Eden ne shenimet e veta kujton ate fakt, se si Churchill-i pinte uiski me soda (tonik) ne oren 8:45 te mengjesit. Uiskin ai mesoi ta pije qe ne rini e vet, gjate kohes se luftes anglo-boere. “Kur isha nenoficer gjate luftes ne Afriken e Jugut uji atje ishte i papijshem, – tregonte Churchill-i. – Qe te mund ta pije ate duhej ta perzije me uiski”. Dhe pasionin pas kesaj pijeje ai nuk e tradhetoi gjate gjithe jetes se vet te gjate. Mazordomi i tij Norman McGowan kujtonte: “Afersisht nje ore pasi kishte ngrene mengjesin une i vija perpara atij goten e pare te uiskit me soda. Gjate gjithe dites ajo nuk ishte kurre bosh, por e pinte Churchill-i uiskin shume ngadale, duke e terhequr me lezet i shperqendruar e ne mejtime pijen, dhe e shtynte me nje gote dy ore”. Gjate kesaj duhet thene, se uiski ishte shume i holluar me soda, ndersa kubat e akullit arrinin te shkriheshin plotesisht. Keshtu qe uiski i binte te ishte tejet i holluar. Vete Kryeministri britanik e quante kete perzierje “solucion per shpelarjen e gojes”. Pas te ngrenit Churchill-i preferonte te pinte vere porto dhe brendi. Praktikisht çdo dite ai i bente nderimet e merituara shampanjes se preferuar. Gjate kohes se takimeve te “Treshes se Madhe” ne vitet e Luftes se Dyte Boterore Winston Churchill-i provoi konjakun armen dhe ate gjeorgjian. Tregojne, se me pas Churchill-i ia porosiste Stalinit kete konjak me arka. Po, vertet, Winston Churchill pinte shume dhe personat qe e njihni nga afer ate deshmojne: “Per ate te ngrenit pa pije nuk quhej e ngrene”. Por zor se do te gjendet ndonje njeri i cili ta kete pare gjate kesaj te dehur ndonjehere ate. Ai eshte shprehur se “ka marre me shume nga alkooli sesa alkooli ka marre nga ai”. Pra, kjo eshte fitorja e tij…

Dylan Thomas, poet

Pija e preferuar: Uiski

Frymezimi i legjendave si Bob Dylan dhe John Lennon, Dylan Thomas dashuronte pijen e tij, gruan e tij dhe poezine e tij (per renditjen nuk jemi te sigurt). Ai kishte nje menyre te çuditshme te jetuari, duke marre parasysh ketu menyren sesi ai i propozoi gruas se tij te ardhshme ne nje klub nate. Suksesi i tij ka qene gjithmone i garantuar. Disa dite para vdekjes se tij ne vitin 1953, ai hyri ne hotelin e tij dhe njoftoi: “Une kam konsumuar 18 uiski shqeto dhe mendoj se ky eshte nje rekord “.

John Barrymore, aktor

Pija e preferuar: Pijet e renda

Çdo djalosh i cili zoteron nje shtepi publike, mund te quhet “bad boy”. Pasi u debua nga shkolla, ai ndiqte femrat po aq sa ndiqte dhe alkoolin. I dehur ne nje feste, ai gabimisht hyri ne tualetin e femrave dhe ngaterroi nje vazo lulesh me wc. Femrat e pranishme e akuzuan duke i treguar tabelen “per zonjat ekskluzivisht” – dhe ai u pergjigj: “Zonja, me falni po lulja kishte nevoje ta ujisnin”. Nga nje vleresim, Barrymore ka zbrazur 640 fuçi, jo shishe, fuçi me pije alkoolike gjate nje periudhe 40-vjeçare.

ataturk-226x300

Mustafa Qemal Ataturku, burre shteti

Pija e preferuar: Rakia

Mustafa Qemal Ataturku eshte heroi i kombetar i Turqise. Ai ishte oficer, revolucionar dhe themeluesi i Turqise moderne, por gjithashtu ai ishte edhe nje pijedashes i madh. Sipas te dhenave, ai pinte nje liter raki ne dite, pije e famshme edhe ne vendin tone. Ka shume mundesi qe kjo ishte edhe arsyeja pse ai vdiq ne moshen 57-vjeçare nga nje semundje kronike ne melçi.

Pablo Picasso, piktor

Pija e preferuar: Absinthe

Artisti me me ndikim i shekullit te njezete, Picasso, eksperimentoi me teknika novatore, qe perfshinin edhe kubizmin. Por nuk ishte thjesht arti me te cilin eksperimentoi Picasso, si piktor ishte i njohur edhe per dashurine qe kishte ndaj Absinthe-t. Dhe fjalet e tij te fundit ne shtratin e vdekjes nuk ishin per ndonje njeri te dashur, apo pikture, por per …pijen. “Pini per mua. Pini per shendetin tim. Ju e dini se une s’pi dot me”, ishin fjalet e tij te fundit para se te vdiste.

Mark Twain, shkrimtar

Pija e preferuar: Uiski

Shkrimtari i dashur amerikan Mark Twain nuk eshte i njohur vetem per romanet e tij si “Aventurat e Tom Sojerit” apo te “Hakelber Finit”, por edhe si nje pijedashes i madh. Babai i letersise amerikane kishte nje dobesi te madhe per uiskin. Nje nder shprehjet e tij te njohura per kete pije ishte: “Me shume seç duhet per diçka eshte gje e keqe, por shume uiski eshte diçka shume e mire”. Mark Twain pinte edhe shume duhan, dhe nje nder shprehjet e tij qe tashme perdoret nga çdokush eshte: “Te lesh duhanin eshte gjeja me e thjeshte ne kete bote. Une kete e di shume mire, sepse e kam bere mijera here”.

Charles Bukowski, poet

Pija e preferuar: Pijet e renda

Henry Charles Bukowski ishte nje poet dhe shkrimtar i njohur amerikan. Nder veprat e tij me te njohura citojme “Pulp. Nje histori e shekullit XX” dhe “Femrat”. Karriera e tij si nje pijetar i forte nisi qe ne moshen 13-vjeçare per faj te abuzimeve te babait te tij tiran. Raporti i tij me alkoolin ishte shume i ngushte, sidomos pas divorcit. Vetem mikesha Linda arriti ta moderonte pak ne kete drejtim, edhe pse nuk ia arriti qellimisht. Vdiq prej tuberkulozit.

stalin-189x300

Jozef Stalin

Pija e prefuar: Vodka, vera gjeorgjiane

Meqe jemi duke folur per njerez te dehur, nje nder ta eshte edhe Jozef Stalin, i cili mban rekordin e njeriut qe ka vrare me shume njerez ne historine boterore. Sipas historianeve, lideri sovjetik eshte pergjegjes (direkt dhe indirekt) per vdekjen e rreth 40 milione njerezve. Ai ishte edhe paranojak i madh per shkak te abuzimit me alkoolin. Kishte si pije te preferuar vodken ruse dhe veren gjeorgjiane. Nje nate para se te firmoste bashkepunimin me SHBA-ne dhe Angline kunder Gjermanise naziste ai kaloi nje nate me Churchillin duke pire te dy rende.