Çfarë kerkon opozita?

Arben Ristani, deputeti i Partise Demokratike ishte i ftuar ne “Revisten Televizive te Mbremjes” per te folur mbi gjendjen e tensionuar politike qe po mbizoteron ne prag te vendimit per marrjen e statusit.

Ristani ka thene se protestat do te vazhdojne, por do te kete edhe forma te tjera te presionit opozitar. Ndersa mbi reformen ne drejtesi ai ka thene se ajo nuk ekziston, por po tentohet kapja e te gjitha pushteteve nga zoti Rama.

Pandi Gjata: Greva e urise e punonjesve te shkarkuar nga administrata mbylli diten e saj te 7. Deri ku do te shkohet me kete greve?

Arben Ristani: Kjo eshte nje situate shume e keqe qe kerkon nje zgjidhje sa me te shpejte. Kjo eshte nje greve reale qe po rrezikon jeten e atyre njerezve. Nderkohe, pati edhe nje tjeter vetevrasje per arsye te shkarkimit nga puna. Keta jane njerez ne krize qe nuk kane te ushqejne familjet e tyre dhe kjo padrejtesi e madhe qe po behet kerkon patjeter nje zgjidhje. Kerkesat e grevisteve jane teresisht legjitime. Kjo çeshtje po shkon ne shurdherine e zakonshme te kesaj qeverie dhe nuk po shoh ndonje zgjidhje.

Pandi Gjata: A do te kete protesta te tjera, si eshte e organizuar PD-ja?

Arben Ristani: Kemi te bejme me nje trafik te çmendur te droges, konfirmimet po vijne çdo dite. Kemi te bejme edhe me nje symbyllje apo siç thote edhe kryetari i PD ‘sy shkelje te qeverise ndaj trafikut te droges’. Dhe ne nje situate te tille duhet te kete nje reagim nga qytetaret dhe opozita.

Pandi Gjata: Mund te na thoni disa prej detajeve te axhendes se re te opozites?

Arben Ristani: Ajo qe eshte e sigurt eshte se protestat do te vazhdojne. Ne do te ndjekim edhe forma te tjera te presionit opozitar, ne menyre qe ta detyrojme qeverine qe te marri masat e duhura dhe mundesisht doreheqjen e Kryeministrit. Fakti qe ai e mbeshteti trafikun e droges duke u tallur me qytetaret dhe opoziten. Fakti qe te gjitha keto ngarkesa qe kalojne nga brigjet shqiptare drejt Italise apo drejt Greqise duhet te kishte nje pergjegjes. Ne jemi te vendosur ta çojme perpara revolten popullore.

Pandi Gjata: Ka date te caktuar kur do te jete protesta e radhes?

Arben Ristani: Date nuk ka sepse ne jemi duke i menduar mire gjerat.

Pandi Gjata: Pas disa javesh do te kemi vendimin per statusin. Gjithe ky pershkallezim i situates, a mund te kete nje ndikim pas 3 javesh?

Arben Ristani: eshte absolutisht merite e PD-se qe çoje deri ne dhenien e rekomandimeve pozitive nga PE per ta marre statusin. Sot e gjithe lufta jone i shkon ne mbeshtetjen e statusit. Shqiptaret ne vetvete, pavaresisht Kryeministrit te tyre, e meritojne te jene pjese e Europes se bashkuar.

Pandi Gjata: Aktualiteti i diteve te fundit eshte perqendruar tashme tek ajo qe konsiderohet si nje nder reformat me te rendesishme, ajo ne drejtesi. Cili do te jete qendrimi i PD-se per kete reforme?

Arben Ristani: Nuk kemi te bejme me nje reforme ne kuptimin e nje dokumenti, pasi flitet per nje reforme, por nuk ka nje platforme te shkruar, ne menyre qe te gjithe te dime se pse bisedojme.

Pandi Gjata: Drafti per KLD-ne eshte bere publik.

Arben Ristani: Kur flasim per reforme duhet te kapen thelbet e sistemit. Nese flasim per te zevendesuar nje personalitet me nje tjeter nuk kemi te bejme me reforme. Dokumenti duhet per te biseduar me te gjithe aktoret dhe faktoret e drejtesise. Ne menyre qe te terhiqeshin mendimet. Nje pune e tille nuk ekziston. E vetmja platforme qe po konturohet eshte kapja e te gjitha pushteteve nga zoti Rama. Kjo eshte nje reforme per keq, e cila e nxjerr sistemin shqiptar nga binaret e demokracise dhe e fut tek autokracia apo dhe te diktatura. Vertet flitet per korrupsion ne drejtesi, por ai ushqehet pasi nuk eshte vetem ne aty. Korrupsioni ka perfshire ne pergjithesi shoqerine shqiptare dhe jo vetem gjyqesorin.

Pandi Gjata: Zgjidhja vjen me nje vullnet politik te paleve?

Arben Ristani: Sigurisht, pasi ne te kundert kemi te bejme vetem me synime per ta vendosur nen diktatin e nje force te caktuar.

Pandi Gjata: Ju si grup parlamentar do te vijoni marredhenien e kushtezuar me Parlamentin?

Arben Ristani: Marredhenia jone me Parlamentin po veshtiresohet dita dites, ne sallen e tij dhe ne komisionet parlamentare. Gjate dites se djeshme pati nje dhune te ushtruar nga disa deputete socialist ndaj deputetit Strazimiri, nje veprim jo vetem i paligjshem, por edhe i turpshem, i cili ne fakt pasqyron te gjithe psikologjine e dhunes se krijuar nga Rama. Lidhja me krimin, mbeshtetja te krimi nuk mund te sjellin nje klime te paqte ne Parlament.

Top Channel