Cfare na mesoi Kaltrina Azizi???

Nga Ilir Copja.

Pak dite me pare nje deputete 25 vjecare shqiptare nga Kumanova i dha nje leksion te vlefshem politikes mbareshqiptare. Ne komisionin parlamentar per prokurorine speciale e ne Maqedoni ajo mbrojti me vendosmeri saksionimin e gjuhes shqipe si gjuhe e dyte e shtetit. E beri duke folur shqip, rrjedhshem, qete dhe me vendosshmeri. Problemi i pranimit te gjuhes shqipe si gjuhe e dyte zyrtare ne Maqedoni kishte rritur tensionet nderetnike ne vendin fqinj. Partia VMRO e cila eshte partia ne pushtet ne koalicion me partine shqiptareve BDI ishte shprehur kundra.

Ku qendron rendesia e kesaj deklarate?

Rendesia qendron se pari ne gjuhen e perdorur nga deputetja, nje gjuhe bashkejetese duke quajtur Maqedonine si shteti i tyre i perbashket. Kaltrina Azizi foli me nje shqipe te paster duke i zgjedhur fjalet me shume kujdes. Deklarata e saj ishte shume ndryshe nga deklarata e Kryetarit te Komunes se Struges, Ziadin Sela sipas se cilit:

“Nese nuk njihet gjuha shqipe si gjuhe e dyte shteterore atehere Maqedonia do te ndahej ne dy pjese, ne perendimin shqipfoles dhe ne lindjen sllave”.

Kjo deklarate e forte nxiste levizjet separatiste brenda vendit duke pershkallezuar tensionet ndersa ajo i Kaltrina Azizit i ul telsionet. Çfare mesimi mund te nxjerrin politikanet shqiptare ne Kosove, Mal te Zi, Shqiperi, Serbi si edhe minoriteti cam nga deklarata e djeshme?

Shumica e politikaneve shqiptare ne Shqiperi dhe trevat shqiptare bejne deklarata pompoze patriotike ne prag te fushatave zgjedhore. Ato u vlejne vetem atyre per te marre disa qindra vota me shume qe mund te jene decizive per ngjitjen e tyre ne pushtet. Sidomos ne rastin kur me te ardhur ne pushtet pranojne kontratta diskriminuese koloniale (rasti i kontrates Shqiperi-TAP) apo akoma me keq falja e detit e privatizime korruptive. Nuk bashkon gje “Lidhja e dyte e Prizrenit” kur ne kufi ende ka dy pale police e dy pale taksa. Nuk vlejne as deklaratat provokuese e tinzare ne takime ndershteterore sepse nuk sjellin as me shume te drejta e as me shume te ardhura per shqiptaret e asaj treve.

Nuk vlen as kompozimi i nje kenge i cila me teper u sherben sponsorizuesve te saj sesa atyre qe e degjojne. Nuk sherbejne as gjestet akrobatike, te guximshme e njekohesisht te marra e te pavlera me flamuj te qepur keq. Nuk vlen te shpalosim shenjen e shqiponjes ne rrjete sociale, te ulerasim ne stadiume te shajme e te tregojme grushtin. Nuk vlejne as garat me “like” ne rrjete sociale me foto te personazheve tane sportive dhe artistike apo te figurave te shquara historike e arsimore.

Te gjitha veprimet e lartpermendura jane te gabuara dhe cojne uje ne mullirin e kundershtareve tane. Me keto gjeste shfaqemi para syve te botes si huligane, te eger e shoviniste. Ndersa me keto deklarata tinzare akuzohemi nga fqinjet si destabilizues te rajonit dhe deklaratat vulosen si “Provokacja”. Ndersa takimet dypaleshe perpos se kane prodhuar pak zhvillime pozitive per qytetaret e te dy aneve jane edhe separatiste duke lene menjane trevat e tjera. Marreveshjet koncesionare te tipit kolonial e tregojne ende Shqiperine si shtet i pafuqishem qe s’eshte ne gjendje te ruaj sovranitetin e vet e jo me te behet “Piemonti” i trevave shqiptare

Ne, shqiptaret ne pergjithesi dhe politikanet qe na perfaqesojne ne vecanti duhet te marrin leksione nga ajo deputete 25 vjecare kumanovare. Duhet te mbrojme te drejtat tona dhe te bashkatdhetareve tane ne rajon e me gjere si te drejta legjitime. Duhet t’u drejtohemi logjikes se bashkatdhetareve dhe kundershtareve tane me veprimet e fjalet tona e jo anes emocionale. Nese veprimet dhe deklaratat tona jane emotive ato do jene lehtesisht te manipulueshme dhe te keqperdorshme prej qarqeve antishqiptare.

Sot disa dite pas deklarates se deputetes Azizi jehona e saj ka marre dhene ne mbare trojet shqiptare dhe me gjere por cka eshte me e rendesishme nuk eshte arritur te keqinterpretohet apo keqperdoret nga qarqet shoviniste antishqiptare. E gjitha kjo fale gjuhes se zgjedhur dhe te matur te deputetes, shembull pozitiv rralle i ndeshur ne hapesiren mbareshqiptare.