Çfarë risie solli Samsung në Forumin e organizuar në Barcelonë? (Video)

 

Këtë vit ndalesa e Samsung ishte Barcelona, aty ku produktet më të mira të vitit 2017 u prezantuan para medias Europiane, në një ekspozitë gjigande të vendosur në Pallatin e Kongreseve. Dhe si çdo vit, njëri prej produkteve përbën ¨kryefjalën¨e eventit. 2017-ta i përket teknologjisë Q-LED.

Një tjetër hap drejt perfeksionit sapo është marrë nga Samsung, i cili gjithmonë është i pari në konkretizimin e ideve inovative.

Samsung QLED, Inovacioni i radhës në TV

Çfarë është Q-LED? Në mënyrë fare të thjeshtë, cilësi perfekte e imazhit. E nëse nuk mjaftoheni me kaq, atëherë ja se si kjo teknologji implementohet në televizorët e rinj të Samsung.

Cilësia e figurës përbëhet nga dy detaje, thellësia e ngjyrave dhe ndriçimi i tyre. Për Q-LED të dyja këto karateristika shkojnë shumë më lart asaj që kemi përjetuar deri tani.

Falë teknologjisë së re dhe testeve të shumta, Samsung ka arritur të kalojë limitin e tij. I përbërë nga miliona kuantiume, ekrani i ri është i aftë të përfitojë ngjyra më të forta dhe kontrast më të lartë.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.