Cfare tha Edi Rama ne Beograd?

Lidhur me artikullin:

Kryeministri i Shqiperise Edi Rama po zhvillon nje vizite dyditore ne Serbi. Ai eshte pritur nga ministri i jashtem Dacic dhe me pas nga kryeministri i Serbise, Aleksander Vucic. Pas nje vizite koke me koke qe ka zgjatur me shume nga se ishte parashikuar, te dy kryeministrat kane zhvilluar nje konference per shtyp. Me poshte mund ta lexoni te plote deklaraten e Rames ne Beograd, si dhe pergjigjet qe ai i dha ne pyetjet e gazetareve te pranishem.

Miredita te gjitheve!

I nderuar Kryeminister Vucic!
Rastesia e desh qe nje dite pas kremtimit, ne mbare Europen, te 25 vjetorit te renies se murit te Berlinit, te ngrihet sot ne Beograd, flamuri kombetar i Shqiperise dhe te nderojme himnet e njeri-tjetrit, per te pare nje takim mes kryeministrash te dy vendeve tona pas 68 vitesh. Sa shume histori kemi ndare se bashku, pa qene kurre te afer me njeri-tjetrin dhe sa shume varet e ardhmja jone ne cfare do te mundemi te bejme se bashku ne rrugen e bashkimit me Europen qe vec e vec do te jete shume me e veshtire per secilin prej nesh ne Ballkan. Do te na duhet vizion, por sidoqofte, jo me shume se sa vizioni madheshtor qe transformoi vete Europen.
Do te na duhet kuraje, por sidoqofte, jo me shume se sa kurajoja qe ndertoi rrugen e re te paqes dhe te prosperitetit europian, mbi gjurmet e lumenjve te gjakut te derdhur mes te medhenjve te Europes. Do te na duhet besim i ndersjelle, por sidoqofte, nuk do te jemi vetem, nese nuk do te lejojme qe historia te ndikoje negativisht marredheniet mes nesh, e per pasoje edhe qendrimin e Europes ndaj nesh. Ne, Ballkani, kemi nevoje per Europen e Bashkuar, por si asnjehere me pare, Europa e Bashkuar ka nevoje per Ballkanin, per ne shqiptaret, serbet, malazezet, maqedonasit, boshnjaket, kroatet padyshim. Vizioni i Europes se Bashkuar na ka bashkuar me ne fund te gjitheve ne rrugen e paqes me njeri-tjetrin, ndersa paqja do te na jape te gjitheve kuraje per t’u ndare nga rruga e vjeter e nje historie qe vijon te ushqeje kaq shume mosbesim ndaj njeri-tjetrit.
Ne, shqiptaret, e kemi edhe kete vizion, edhe kete kuraje. Kemi te gjithe deshiren e mire per ta ushqyer besimin e ndersjelle me ju, serbet, duke ju shtrire doren e nje bashkepunimi po aq te sinqerte, sa c’eshte e sinqerte bindja jone se femijet tane nuk duhet te vuajne per shkak te se shkuares mes nesh. Ne shohim nje mundesi reale per ta ngritur marredhenien me ju, ne nje nivel krejt tjeter, duke punuar se bashku per Europen, ne kuadrin e nje nderveprimi aktiv rajonal e duke krijuar se bashku kushte te reja, te favorshme per zhvillimin e ekonomive dhe te shoqerive tona. Nuk jane ditet me te mira per Bashkimin Europian. Europa e Bashkuar e shpreses ia ka lene vendin gjithnje e me shume Europes se Bashkuar te frikes. E s’ka asnje dyshim se lodhja nga zgjerimi i kercenon shoqerite tona me lodhjen nga durimi. Por ashtu si per Europen e Bashkuar s’ka nje projekt alternativ zgjerimi, ashtu dhe per ne nuk ka nje projekt alternativ te integrimit ne BE. Ne keto kushte, s’ka dyshim se aktualiteti i veshtire i Europes nga njera ane dhe sfidat e brendshme te Ballkanit nga ana tjeter, do ta testojne ne vijimesi imagjinaten tone politike dhe ekonomike, nderkohe qe qofte ne Shqiperi, qofte ketu ne Serbi apo gjetke ne rajon, ne te gjithe perpiqemi per politika reformiste dhe financime te reja. Ja pse, ne do te bejme cmos te komunikojme vijimisht per te mesuar nga njeri-tjetri dhe te bashkepunojme intensivisht per te shfrytezuar me dobishmeri reciproke, aftesite dhe burimet tona te zhvillimit, duke prodhuar zgjidhje rajonale per probleme kombetare.
Ekonomite tona jane te vogla per shume nga ambiciet tona, por ekonomia jone si rajon, nuk eshte me nje ekonomi e vogel per ambicien europiane te Ballkanit. Buxhetet tona jane te vogla per nje infrastrukture rajonale moderne, por se bashku ne nuk jemi me te vegjel per t’u degjuar e mbeshtetur nga BE apo partnere te medhenj strategjike per ne dhe per rajonin tone. Potenciali yne energjetik eshte i tille qe mund ta ktheje Ballkanin ne nje pol energjie me rendesi te konsiderueshme per vete Europen, pervecse mund te garantoje pergjithmone sigurine energjetike te rajonit.
Eshte e qarte per ne, si drita e diellit, se suksesi i cdonjerit prej vendeve tona ne rrugen e integrimit europian dhe te zhvillimit ekonomik dhe social lidhet ngushte me suksesin e rajonit si i tere. E gjithmone e me ngushte do te lidhet vit pas viti. Te predikosh te kunderten do te thote te jetosh ne kollajllekun e retorikes pa te ardhme te se shkuares se Ballkanit.
Une besoj se eshte nje shans per vendet tona, qe sot qeverisen nga nje gjenerate tjeter. Dua te besoj se gjenerata e re qe qeveris sot Serbine, do t’i shohe dhe do t’i respektoje shqiptaret e Lugines se Presheves si nje ure, me rendesi strategjike, per lidhjen e fateve tona europiane. Gezimi i te gjithe te drejtave, te parashikuara ne konventat dhe normat europiane dhe nderkombetare prej tyre, eshte jo vetem deshira, por edhe detyrimi yne kushtetues qe ta kerkojme vijimesisht nga Qeveria dhe institucionet e Serbise.

Ne duam qe shqiptaret e Lugines se Presheves te gezojne te gjithe vemendjen e Beogradit zyrtar, per perfaqesimin e tyre te merituar ne strukturat vendore dhe qendrore, por edhe per zhvillimin ekonomik dhe social te vendbanimeve te tyre. Besoj se autoritetet serbe e dine qe shqiptaret e Lugines se Presheves perfshihen dhe inkurajojne proceset integruese te Serbise ne Bashkimin Europian, jo vetem si nje mundesi modernizimi dhe europianizimi i Serbise, por edhe si nje rruge e sigurt per te qene shoqerisht te barabarte, si dhe per te qene pjese vendimmarrjes qendrore, vecanerisht kur behet fjale per fatet e tyre. Modeli qe ne e cmojme dhe sugjerojme qe te shqyrtohet ne kete drejtim, eshte ai qe gezojne tashme, pakicat serbe ne Kosove.
Sa per Kosoven kemi dy qendrime krejt te ndryshme, por realiteti eshte nje dhe krejt i pandryshueshem. Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende te ndryshme te botes dhe e mbeshtetur nga vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, eshte nje realitet i pamohueshem dhe i patjetersueshem rajonal dhe europian. Ajo duhet respektuar dhe duhet bere pjese, ashtu sic po behet, e integrimit europian, si dhe euroatlantik dhe sic e kam theksuar ne Samitin e fundit te NATO-s, dua ta perseris edhe ketu, hapur dhe sinqerisht;

Njohja e Kosoves nga vendet europiane qe ende nuk e njohin ate eshte ne radhe te pare, nje ceshtje sigurie europiane. Le te jemi te vertete deri ne fund, pavaresia e Kosoves e ka bere Ballkanin me te qendrueshem, i ka dhene me shume qartesi, perspektives europiane te rajonit dhe e ka kthyer ne strategjik, bashkepunimin mes shqiptareve ne teresi dhe serbeve ne vecanti. cdo perceptim i ri i Serbise ndaj ketij realiteti eshte me shume sesa i mirepritur prej nesh. Ne e cmojme, e mbrojme dhe e promovojme dialogun Kosove-Serbi, si misherimin kuptimplote te nje epoke te re paqeje dhe vetedijeje europiane ne rajonin tone. Ky dialog eshte nje sukses europian, i nxitur dhe i mbeshtetur nga instrumentet ligjore dhe nga organizatat nderkombetare, por ky dialog eshte ne radhe te pare, vlere e krijuar nga lidershipi i te dy shteteve dhe finalizimi me sukses i tij do te jete pa asnje dyshim, nje prej atyre veprave me rendesi historike ne te miren e popujve, qe vetem politika ka fuqine t’i krijoje.

Ne 28 gushtin e shkuar, une pata fatin te jetoj momentin e jashtezakonshem te takimit ne Berlin, mes gjithe liderve te rajonit tone. Te cilet, per te paren here u ulen sebashku, jo per t’u grindur per kufijte, por per te diskutuar per te ardhmen e perbashket. Ne ate takim ku m’u dha mundesia edhe te njoh personalisht Kryeministrin Vucic, Kancelarja Angela Merkel, nismetarja e procesit shume shpresedhenes te afrimit te Ballkanit me Europen e Bashkuar permes afrimit te vendeve te rajonit tone me njeri-tjetrin, vuri nje theks entuziast tek projekti i shkembimeve mes te rinjve te vendeve tona. Programi vizionar i shkembimeve studentore dhe rinore, qe e themeluan Charles De Gaulle dhe Kancelari Adenauer per te lehtesuar tejkalimin e historise se hidhur mes Frances dhe Gjermanise, eshte nje model inkurajues per fuqine qe mund te kete rinia ne perparimin e shpejte te bashkepunimit mes vendeve, nese asaj i jepet nje rol. Krijimi i mundesive per afrimin e te rinjve tane, shqiptare dhe serbe dhe ndertimi i urave te bashkepunimit mes tyre permes programeve te shkembimit mes shkollave, universiteteve, komuniteteve vendore, si dhe permes organizimit te hapesirave te kontakteve kulturore dhe sportive jane padyshim, nje fushe e tere per eksplorim ne marredheniet mes vendeve tona. Ne duam ta eksplorojme sebashku dhe pa humbur kohe kete fushe.

Ne perfundim me lejoni te shpreh te gjithe vullnetin dhe vendosmerine time dhe te Qeverise Shqiptare per nje proces intensiv komunikimi mes Shqiperise dhe Serbise. Se pari per t’i dhene jete dhe per te modernizuar marredheniet dypaleshe, duke kapercyer dhe lene pas, te shkuaren si trashegimi te konfliktit permanent dhe dasise ekstreme. Se dyti, per te shkembyer eksperience dhe ndervepruar ne funksion te procesit te integrimit europian, duke vendosur kontakte ne cdo nivel, si dhe duke bashkepunuar afersisht ne sektore specifike. Dhe, se treti, per te mbeshtetur dhe nxitur ne menyre proaktive, procesin e Berlinit, ne funksion te bashkepunimit ekonomik dhe nderveprimit politik rajonal, me bindjen se rruga e secilit prej nesh drejt Europes eshte nje korsi e rruges se perbashket europiane te Ballkanit, ne sfiden per te afirmuar Europen e Bashkuar te shpreses dhe per t’u bere ne nje kohe sa me te afert, pjese plotesisht e integruar e saj.

Le te mos harrojme se 100 vjet pas fillimit te Luftes se Pare Boterore, sot, ne vitin 2014 jetojme me ne fund, ne nje rajon me shume mundesi te reja dhe te medha qe i ka sjelle paqja. E paqja erdhi me ne fund, jo sepse ne u beme u beme engjej, por sepse na nxori natyrshem ne te njejten rruge ambicia per t’u bere pjese e bashkuar dhe e barabarte e Europes. Le ta ushqejme kete ambicie duke ushqyer paqen, ne permbajtjen konkrete te nje bashkepunimi qe do te beje paqen mes nesh, nje paqe per te cilen ia vlen te jetohet.

Faleminderit Kryeminister Vucic per mikpritjen tuaj! Uroj qe vitin e ardhshem t’ju kem mik ne Tirane, ku me siguri do t’ju presim me te gjithe deshiren e mire per miqesi mes shqiptareve dhe serbeve.

Faleminderit!

Pergjigjet e Kryeministrit Rama ne konferencen e perbashket per shtyp:

Zoti Rama, ju iu referuat himnit dhe flamurit shqiptar qe u shpalos ketu, ne Beograd, ne menyre alegorike, duke na kujtuar sesi u poshterua ky flamur dhe ky himn para rreth nje muaji ne stadiumin “Partizani” ne Beograd. Gjate nje ndeshje Shqiperia humbi 3 pike ne tavoline, mund te na thoni se cfare i moret sot ne tavoline Kryeministrit Vucic? Dhe meqe folet 50minuta, a i sollet te fala nga Olsi Rama?

Une besoj qe politika e shteteve nuk lind, nuk zhvillohet dhe nuk diktohet nga nje fushe futbolli. Une besoj qe ajo cka ndodhi ne stadiumin e Beogradit eshte vetem nje tregues i brishtesise se jashtezakonshme te nje marredhenieje te re qe ne kemi synimin ta vendosim dhe per te cilen, dua ta perseris; Qeveria e Shqiperise dhe une si Kryeminister kemi te gjithe vullnetin e plote per ta jetesuar permes nje perpjekje te perbashket dhe konkrete, ne menyre qe njerezit tane, serbet dhe shqiptaret, femijet tane, serbe dhe shqiptare, te marrin perfitimin maksimal nga potenciali fantastik i nje paqeje, me ne fund, te arritur!

Ne nuk jemi armiq te njeri – tjetrit, por kemi armiq te perbashket. Armiqte e perbashket jane varferia, jane papunesia, jane mungesa e perspektives per te rinjte, jane borxhi publik, deficiti dhe sigurisht, shumecka e trasheguar ne vite. E, ne te njejten kohe, sfida jone e perbashket eshte qe te bashkojme forcat dhe t’i flasim Europes me nje gjuhe. Sepse sic ne kemi nevoje per Europen, Europa ka me shume se asnjehere nevoje per Ballkanin.

Dhe per sa i takon Kosoves, une besoj se realiteti mbetet nje dhe i pandryshueshem, pavaresisht perceptimeve te ndryshme dhe mosdarkordesise se plote qe kemi lidhur me kete realitet. Por, nga njera ane, kjo s’mund te na pengoje qe t’ia themi njeri – tjetrit ne sy ate qe mendojme, ashtu sikunder nuk mund te na pengoje qe me njeri – tjetrin te bashkepunojme. Sepse rruga e secilit prej nesh, Shqiperise, Serbise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Bosnjes eshte nje korsi ne rrugen e perbashket te integrimit europian. Sa me serioz te jemi ne ne kete bashkepunim, aq me seriozisht do te na marre Europa. Dhe kjo eshte, ne fund te fundit, nje sfide e perbashket mes nesh!

Zoti Rama, ju folet per nje bashkepunim dhe per nje vizite te mundshme. Nderkohe qe ju e thate kete, homologu juaj nuk e kishte kufjen ne vesh dhe ndoshta do te doja edhe nje pergjigje me te sakte. eshte parashikuar nje vizite e shefit te Qeverise serbe ne Tirane, apo jo?

Aleksander, ju siguroj se ne Tirane ne nuk do te ndjehemi te provokuar nese ju do te keni perseri te njejtin qendrim lidhur me Kosoven, por do te ndjehemi thjesht te keqardhur. Sepse, eshte nje realitet i njohur boterisht nga me shume se gjysma e Kombeve te Bashkuara dhe eshte nje realitet qe sa me shpejt ta njohim, aq me shpejt mund te levizim perpara, ne te gjitha drejtimet dhe kuptimet.

E perseris, qe mikpritja jo vetem do te jete reciproke, por ju siguroj se ju do te ndjeheni shume mire ne Tirane dhe ne asnje menyre, asnje fjale e thene prej jush nuk do te konsiderohet provokim, pavaresisht se mund te jete teresisht e ndryshme nga cfare ne do te prisnim per nje teme apo nje teme tjeter.

Dhe duke thene keto, une dua ta perseris se; Po, e kam ftuar Kryeministrin e Serbise te vizitoje Shqiperine ne nje kohe te pershtatshme vitin e ardhshem. Duke besuar qe nuk do te presim 68 vjet te tjera per takimin tjeter dhe duke qene i bindur se nuk duhet ta presim Konferencen e ardhshme per Ballkanin, qe do te zhvillohet si vijim i asaj te Berlinit, ne Austri, per te perseritur te njejtat gjera dhe per te degjuar te njejtat gjera. Por per te shkuar me nje bilanc punesh te perbashketa, disa prej te cilave u permenden edhe ketu, sot dhe per te kembengulur me seriozitetin qe ne mund dhe duhet t’i japim ketij bashkepunimi ne vertetesine e faktit se Ballkani i paragjykimeve nga Brukseli i takon se shkuares dhe se gjenerata e re qe qeveris Serbine, Shqiperine, Kosoven dhe me gjere sheh nga e ardhmja.

C‘mund te thoni, Kryeministri i Serbise do te jete i mirepritur ne Tirane, cdo te ndodh me ekipin e futbollit te Serbise, pas gjithe kesaj qe ndodhi ketu ne Beograd. Si u ndjete ju kur pate dronin me flamurin e Shqiperise se Madhe, e pate si nje akt provokues apo si akt mbeshtetje ndaj futbollisteve shqiptare?

Ndonese Al Jazeera deshiron te flase per futbollin edhe kur nuk eshte gjithmone nje vend futbolli. Gjithsesi, une preferoj te flas per basketbollin. Une do ta vleresoja shume nese do te kishim nje ndeshje ne Tirane, ndermjet veteraneve te skuadres tone kombetare dhe ekipit kombetar te Serbise. Une do te isha shume i lumtur te luaja me Serbine dhe nese Alkesandri do te ishte i lumtur te luante me Shqiperine do te ishte nje ndeshje miqesore fantastike. Dhe rezultati, do te jete e sigurt qe Serbia do te fitonte. Jo vetem prej tyre, por edhe sepse une do te luaja me ta. Une jam shume i lumtur qe sot flamuri shqiptar dhe flamuri serb jane sebashku ketu, si nje shprehje e nje vullneti te mire per te pare perpara dhe jo per te perzier/ngaterruar futbollin dhe folklorin me te ardhmen tone dhe te ardhmen e femijeve tane.

Faleminderit shume!


Video: