Champions League. Barcelona pret ish trajnerin Guardiola

Ne Camp Nou luhet Barcelona-Manchester City. E merkura e Champions League ndizet me nje superperballje. Pep Guardiola do te sfidoje serish si kundershtar ish skuadren e tij. Ne 2015-ten trajneri katalanas nuk arriti te eliminonte dot blaugranat nga gjysmefinalet e Championsit me Barcen qe fitoi me pas trofeun. Ne ate periudhe 45-vjecari ishte ne drejtimin e Bayern Munchen ndersa tashme do te kete detyren e veshtire per t’i bere balle skuadres se Luis Enrique me nje ekip si Manchester City. Citiziens ne 4 perballjet e meparshme me Barcelonen ne Champions numerojne 4 humbje dhe do te kerkojne te ndryshojne keto statistika negative ne perballjen e kesaj te Merkure. Kete here luhet per fazen e grupeve me Barcelonen qe pas 2 ndeshjeve te para kryeson grupin C me pike te plota 6, ndersa formacioni i Guardioles renditet ne vendin e dyte me 1 fitore dhe 1 barazim.

Ne dy perballjet e drejtperdrejta mes Barcelones dhe Manchester City do te vendoset edhe se cila do te jete skuadra qe fund do te pozicionohet ne vendin e pare te grupit C, sepse kualifikimi per me tej as qe diskutohet si per blaugranat ashtu edhe per Citiziens. Ndeshja tjeter e ketij grupi do te zhvillohet ne Glasgow me Celtic-un qe do te prese gjermanet e Borussia Moenchengladbach ne nje perballje te drejteperdrejte per vendin e 3-t. Ne grupin A sfida te lehta ne leter per Paris Saint Germain-in dhe Arsenalin. Kampionet e Frances presin ne shtepi Baselin e Taulant Xhakes, ndersa Aresanli ne Londer sfidon bullgaret e Ludogorets.

Ne grupin B, Napoli do te synoje te hipotekoje kualfikimin ne fazen e 1/8-ave me nje fitore ndaj Beshiktashit ne San Paolo, ndersa nje sfide shume e ekulibruar pritet te jete ajo mes Dinamos se Kievit dhe Benfices. Ne grupin D, Bayern Munich nuk ka rruge tjeter vec fitores ne sfiden shtepiake ndaj PSV Eindhoven, ndersa Atletico do te kerkoje te hedhe nje hap te madh perpara drejt kualfikimit ne transferten ruse ndaj Rostov.