Champions League. Christian Eriksen eshte nje maratonomak i vertete

Te marten dhe te merkuren do te kthehet Champions League. Per kete rast UEFA ka vendosur te publikoje nje statistike shume interesante ne lidhje me lojtaret qe kane pershkuar me shume kilometra ne tre javet e para te kompeticionet europian me te rendesishem per klube.

Christian Eriksen i Tottenham eshte ne krye te listes se lojtareve te palodhshem: 3 ndeshje, 270 minuta te luajtura dhe 36.887 metra te pershkuar. Mbrapa kraheve te mesfushorit danez eshte Aleksandr Golovin i CSKA-se (36.752) dhe Koke i Atletico Madrid (36.633).

Bie ne sy fakti se mes dhjete te pareve nuk ka asnje lojtare te Serise A. Mes Napoli dhe Juventus, dy skuadrat e vetme “axurre” qe marrin pjese ne kete kompeticion, Jorginho eshte ai qe ka vrapuar me shume (33.239), edhe pse ka luajtur rreth njezet minuta me pak se te tjeret.