Champions League – Flasin trajneret e ‘rrezikuar’

Lidhur me artikullin:

Rudi Garcia: “Do te japim maksimumin ne fushe”

Transferta e veshtire e Arena Khimki ne Moske do te jete pengesa e radhes per Romen ne kete edicion te Uefa Champions League, me verdhekuqte e Rudi Garcia qe do te sfidojne CSKA qe ne 4 ndeshjet e para te Grupit E ka grumbulluar te njejten kuote pikesh sa edhe skuadra italiane. Ne nje temperature me te ulet se -10 grade celsius, trajneri francez i Romes e di qe ekipi i tij do te hase shume veshtiresi dhe eshte i bindur se ne sfiden e kryeqytetit rus nuk do te perseritet me rezultati 5-1 ndeshjes se pare. Gjithsesi Garcia ka besim ne aftesite e skuadres se tij dhe shpreson qe perballe CSKA se Moskes te mos jete nje Rome e njejte si ajo e dy sfidave ndaj Bayern Munchen.

“Jemi shume te perqendruar te ndeshja ndaj CSKA. Vemendja jone eshte e fokusuar e gjitha aty dhe nuk mendojme shume per takimet e kaluara ku paraqitjet tona nuk kane qene shume pozitive. Si ne ashtu edhe CSKA e kemi fatin ne doren tone. Skuadra ime do te jape gjithçka ne fushe per te fituar edhe pse te gjithe e dime mire qe nuk do ta kemi aspak te lehte. Te jeni te sigurt qe rezultati 5-1 i ndeshjes se pare nuk do te perseritet me. Do te provojme te fitojme por edhe nje barazim nuk do te ishte keq”.

Sfida e Arena Khimki do te zhvillohet me dyer te mbyllura dhe dicka e tille mund te jete pozitive per Romen edhe pse Garcia nuk ndan te njejtin mendim. Ne vijim te konferences per shtyp tekniku francez foli edhe per gjendjen e lojtareve te demtuar ne skuadren e tij.

“Maicon nuk eshte ende gati pasi nuk ka nisur ende stervitjen me pjesen tjeter te skuadres, keshtu qe ne Moske do te mungoje. E njejta gje vlen edhe per Torosidis. Une per kete sfide kam grumbulluar te gjithe ata lojtare qe mund te ndihmojne ekipin me pranine e tyre ne fushe”.

Ne krahun tjeter trajneri i CSKA se Moskes Leonid Sltusky e cilesoi si shume deciziv takimin me Romen. Numri 1 i stolit te skuadres ruse theksoi se nese ekipi i tij arrin te dale me nje rezultat pozitiv qe per CSKA nuk eshte gje tjeter vecse fitorja ka shanse reale per tu kualifikuar ne fazen tjeter.


Pellegrini: “Kemi ende shanse per tu kualifikuar”

Tifozet e Manchester City mund te qetesohen disi pasi kampionet e Anglise kane riaftesuar ne kohe per ndeshjen decizive ndaj Bayern Munchen ne Champions League dy nga sulmuesit e tyre kryesore. Sergio Aguero dhe Stevan Jovetic jane gati per te zbritur ne fushe ne sfiden e kesaj te Marte, ky fakt u konfirmua nga vete trajneri i Citiziens, Manuel Pellegrini ne konferencen per shtyp te prag ndeshjes. Gjithsesi mungesat do te jene te shumta ne radhet e City-it pasi lojtare te tille si Edin Dzeko, David Silva dhe Aleksander Kolarov jane te demtuar ndersa dyshja e mesfushes e perbere nga Yaya Toure dhe Fernandinho do t’i mungojne skuadres angleze per shkak skualifikimi pasi ne sfiden e fundit me Cska-ne e Moskes te dy futbollistet u ndeshkuan me karton te kuq. Momentalisht Manchester City pozicionohet ne vendin e fundit te Grupit E me vetem 2 pike te grumbulluara pas 4 ndeshjeve te para. Por pavaresisht hendekut qe kane ne klasifikim me dy skuadrat e tjera Pellegrini beson ende te kualifikimi edhe pse per t’ia arritur nje qellimi te tille ai e di shume mire qe me pare skuadra e tij duhet te mposhte Bayern-in qe kryeson grupin me pike te plota.

“Per skuadren tone eshte shume e rendesishme te arrije rezultate sa me pozitive ne kupat e Europes. Perballe Bayern ne do te luftojme nga minuta e pare deri ne te fundit pasi duam te vazhdojme aventuren tone ne Champions League. Nese nuk do te kualifikohemi do te analizojme me pas se perse nuk e arritem dicka te tille. Gjithsesi perpara se te nxjerrim konkluzione duhet te luajme takimin me Bayern-in dhe me pas ndeshjen me Romen. E dime qe nuk do ta kemi te lehte ndaj bavarezeve pasi ne radhe te pare do te vuajme mungesat e disa lojtareve te rendesishem. Takimin e pare perballe tyre e humbem me rezultatin 1-0 duke qene te pafat pasi pesuam gol ne castet e fundit. Gjithsesi ato qe kane ndodhur ne te shkuaren nuk na interesojne shume sepse ne shikojme nga e tashmja. Nese japim maksimumin une jam i bindur qe i kemi mundesite per ta mundur Bayern”.

Luis Enrique: “Deshiroj vendin e pare ne grup”

Barcelona, kualifikimin ne raundin tjeter te Champions League tashme e ka arritur, megjithate skuadra katalanase nuk deshiron te ndalet me kaq pasi kerkon kreun e Grupit F qe aktualisht mbahet nga Paris Saint Germain me nje pike me shume. Gjithsesi per te synuar kete objektiv qe i kane vene vetes bluagranat e Luis Enriques fillimisht duhet te kalojne pengesen qe quhet Apoel Nicosia. Ne “Camp Nou”, Barcelona fitoi me rezultatin e ngushte 1-0 dhe trajneri asturian i katalanasve ne vigjilje te kesaj sfide e cilesoi si me shume te veshtire transferten e skuadres se tij ne kryeqytetin e Qipros.

“Pres nje ndeshje shume te ngjashme me ate qe u zhvillua ne “Camp Nou”. eshte e vertete qe ne do te synojme te bejme lojen por ata do te na hapin goxha veshtiresi pasi une jam i bindur se edhe kete here Apoeli do te mbrohet me forca te shumta. Na nevojiten tre piket ne kete perballje pasi deshirojme vendin e pare ne grup. Duhet te dalim me nje fitore nga transferta e Nicosias nese duam qe te leme pas Parisin ne klasifikim”.

Me pas Enrique vleresoi Xavi Hernandez-in te cilin e cilesoi si nje lojtar te jashtezakonshem, nderkohe qe foli me superlativa edhe per treshen e sulmit te Barces qe perbehet nga Messi,Neymar dhe Suarez.

“Nese ka futbolliste qe une mund t’i njoh shume mire ata jane Xavi dhe Iniesta. Per mendimin tim Xavi Hernandez eshte unik dhe i paperseritshem. Veshtire se ne futboll ka nje tjeter lojtar te ngjashem me te. Messi-Suarez-Neymar? Une i shoh shume mire te tre se bashku. Duke marre ne konsiderate faktin qe Leo dhe Neymar luajne bashke prej dicka me shume se nje viti ndersa Suarez u eshte bashkengjitur atyre vetem para pak kohesh, nuk mund te prisja dicka me shume prej tyre”.

Di Matteo: “Kunder Chelsesa nuk duhet te humbasim”

Schalke-Chelsea do te jete nje sfide shume e vecante per Roberto Di Matteo pasi trajneri italian do te perballet per te paren here si kundershtar me ish skuadren e tij. Di Matteo ne Maj te 2012-s u dhuroi bluve te Londres trofeun e tyre te pare ne Champions League, megjithate dicka e tille nuk mjaftoi qe presidenti i Chelsea-it Roman Abramovich te mos e shkarkonte ate nga detyra ne muajin Nentor te po atij viti. 44-vjecari i lindur ne nje kanton italian te Zvicres ka mundesine me te mire qe kete te Marte te marr hak ndaj skuadres angleze dhe presidentit te saj kur Schalke e tij te prese Chelsea-in ne Veltins Arena.

“Sinqerisht nuk po mendoj per ate qe ndodhi ne Mynih ne vitin 2012. Une jam nje person qe shikoj perpara dhe nuk e hedh asnjehere veshtrimin pas. Jam nje njeri qe jetoj te tashmen edhe pse shume me kujtojne per ate qe kam arritur ne drejtimin e Chelsea. Kam kaluar shume vite te karrieres time te Chelsea madje edhe sot e kesaj dite njoh shume persona qe punojne atje. Gjithsesi tani une jam trajneri i Schalke dhe jam i perqendruar vetem te puna ime ne kete klub. Nuk kerkoj hakmarrje perballe Chelsea por nje rezultat pozitiv qe do te na ndihmonte shume per t’u kualifikuar ne fazen tjeter te Champions League”.

Schalke aktualisht mban vendin e dyte ne Grupin G me tre pike me pak se Chelsea kryesues. Gjithsesi Di Matteo e di shume mire qe bluve mbreterore u nevojitet nje fitore perballe Chelsea nese duan te avancoje pas dy skuadrat e tjera te grupit, Sporting dhe Maribor jane aty te gatshem per t’i parakaluar ata ne renditje.

“Sigurisht qe Chelsea mbetet skuadra favorite e grupit. Por pavaresisht gjithçkaje cdo gje eshte e hapur dhe ne kemi shanset tona edhe per vendin e pare ne grup. Ne Champions League eshte shume e rendesishme te fitosh ndeshjet brenda. Nese duam te fitojme perballe Chelsea duhet te zhvillojme nje ndeshje te madhe dhe mbi te gjitha te shpresojme qe kundershtari te jete ne nje dite te keqe”.


Video: