Champions League. Kualifikohen Real, Juventus dhe Bayer Leverkusen

Real Madrid, Juventus dhe Bayer Leverkusen siguruan kalimin per ne raundin tjeter te Uefa Champions League, pavaresisht se nuk paten nje mbremje te thjeshte. Los Blancos fituan jo pa veshtiresi ndaj Sportingut ne transferte me rezultatin 2-1, ku golit te Varane ne pjesen e apre ju pergjigj Adrien Silva ne te 80-ten, por Benzema mundi t’i jape fitoren te tijve duek mbajtur te hapur dhe garen per vendin e pare. Ne sfiden tjeter te grupit, Borussia Dortmund regjistroi nje fitore te pabesueshme ndaj Legias se Varshaves, teksa triumfoi 8-4 ne shtepi duke barazuar rekordin e ndeshjes me me shume gola ne Champions. Reus realizoi nje 3 golesh, ndersa Kagawa shenoi dy here ne kete sukses, ndersa per miqte shenoi dy here Prijovic.

Juventus arriti te marre vetem ne fund kualifikimin pasi mundi 3-1 ne transferte Sevijen duke permbysur madje rezultatin ne ndeshjen me te rendesishme te Grupit H. Bardhezinjte u ndeshkuan mjaft shpejte nga Pareja,qe kaloi ne epersi andaluzianet ne minuten e 9-te por dalja me te kuq e Vazquez ndihmoi torinezet qe barazuan ne fundin e pjeses se pare me Marchision, ndersa 6 minuta para fundit Bonucci shenoi dhe golin e epersise kurse vulen takimin ja vuri Mandzukic me finalizimin e tij, qe kualifikoi ne raundin tjeter skuadren e Allegrit, pavaresisht fitores 1-0 te Lionit ne transferte me Dinamon e Zagrebit.

Ne Grupin G, Leicester pesoi golin e pare por gjithsesi mundi te fitoje 2-1 me Clubb Brugge duke siguruar dhe vendin e pare ne grup. Golat per Kampionet e Anglise u shenuan nga Okazaki dhe Mahrez, ndersa per miqte realizoi Izqueirdo, ndersa Porto shtyu gjithcka per sfiden e fundit ne grup pasi barazoi 0-0 ne Kopenhagen.

Bayer Leverkusen arriti te marre kualifikimin ne fazen tjeter pasi barazoi 1-1 me CSKA ne Moskes. Aspirinat shenuan te paret me ane te Kevin Volland ndersa ne pjesen e dyte Natcho barazoi rezultatin me penallti. Ne sfiden tjeter te grupit Monaco siguroi vendin e pare pasi mundi 2-1 ne shtepi Tottenhamin, me Sidiben e Lemar qe vendosen takimin per vendasit, ndersa anglezeve nuk i mjaftoi finalizimi i Kane.