Champions League. Ne Manchester Guardiola kerkon revansh kunder Barcelones

Lidhur me artikullin:

Nga Camp Nou ne Etihaad Stadium, Manchester City dhe Barcelona do te perballen serish kete te Marte dhe syte e te gjitheve do te jene te akti i dyte, i ketij dueli qe do te ndeze ruandin e 4-t te ndeshjeve ne Uefa Champions League. Pep Guardiola do te sfidoje serish ish skuadren e ketij kete here me objektivin per ti shkaktuar nje surprize te hidhur Barces pas asaj humbjeje poshteruese qe Manchester City pesoi ne Camp Nou dy jave me pare. Me Barcelonen pothuajse te kualifikuar pas 3 sukseseve ne 3 ndeshjet e para te grupit C, me shume nevoje per pike ka Manchester City qe ndjen presionin e Borussia Moenchengladbach ne garen per vendin e dyte. Deri tani, Barca dhe Citiziens jane ndeshur 5 here mes tyre ne Champions League dhe te 5-ta keto takime jane fituar nga blaugranat.

Megjithate Aguero me shoke shpresojne te ndryshojne marsh kete te Marte ne Etihaad. Golat dhe spektakli nuk pritet te mungojne as kete here sepse si City ashtu edhe Barcelona mendojne me shume per sulmin sesa per mbrojtjen. Mungesat jane te shumta ne te dy kampet. Guardiola nuk ka ne dispozicion portierin Claudio Bravo i cili eshte i skualifikuar pas kartonit te kuq qe mori ne ndeshjen e pare por per arsye demtimi mungojne edhe Delph, Sagna e Zabaleta. Me shume probleme me mungesat ka Luis Enrique qe ne kete sfide nuk do te mund te mbeshtetet dot te kapiteni Andres Iniesta, por edhe te emra te tjere te rendesishem, si Gerard Pique, Jordi Alba, Jeremy Mathiee dhe Arda Turan.

Sfida tjeter e grupit C, eshte ajo mes Borussia Moenchengladbach dhe Celtic, me gjermanet qe jane dukshem te favorizuar per te marre tre piket e rradhes. Ne grupin A, Arsenali dhe Paris Saint Germain-i do te kerkojne te sigurojne matematikisht kualifikimin ne ruandin tjeter me dy fitore ne sfidat respektive ndaj Ludogorets dhe Baselit. Ne grupin B , ne oren 18.45 ne Stamboll Napoli me Elseid Hysajn ne fushe do te synoje te hedh nje hap te madh perpara persa i perket ceshtjes se kualifikimit kur te sfidoje ne transferte, Beshiktashin. Ndeshja tjeter e ketij grupi eshte ajo mes Benfices dhe Dynamos se Kievit qe do te luhet ne Lisbone. Ne grupin D, Atletico pritet ta kete thjeshte ndaj Rostovit ndersa Bayerni i Carlo Ancelottit synon vazhdimesine ne transferten e Eindhoven-it perballe Psv. Nese fitojne sfidat respektive Los Colchoneros dhe bavarezet do te siguronin edhe matematikisht kualifikimin per me tej.