Champions League. Nje e marte ku vendosen shume kualifikime

Ne Uefa Champions League, grupet E, F, G, H do te konsumojne kete te Marte ruandin e 5-t te ndeshjeve, sfida ne te cilat mund te zgjidhen shume dilema. Takimi me interesant i mbremjes do te luhet ne Ramon Sanchez Pizjuan. Sevilla pothuajse e kualifikuar pret Juventusin ne nje duel qe mund te vendose se cila skuader do te pozicionohet ne vendin e pare te grupit H. Nje vit me pare ne Andaluzi, Sevilla triumfoi 1-0 ndaj bardhezinjeve ndersa ne Torino  kete edicion perfundoi gjithcka ne barazim pa gola.

Juventus ka nevoje per nje fitore per tu ngjitur ne krye te grupit por pa Dybalan dhe Higuain skuadra e Allegri do ta kete shume te veshtire ndaj Sevillas se Jorge Sampaolit.  Ne Zagreb, Lyon-i sfidon Dinamon vendase ne sfiden tjeter te ketij grupi.

Dita nis me duelin e ores 18 qe do te zhvillohet ne Moske mes Cska-se dhe Bayer Leverkusenit, ndersa kryendeshja e grupit E do te zhvillohet ne Principate dhe behet fjale per takimin Monaco-Tottenham.  Ne grupin F, Leicester i Claudio Rainierit do te kerkoje te siguroje edhe vendin e pare me nje fitore ne shtepi ndaj belgeve te Club Brugge. Vlen kualifikimin sfida tjeter mes Fc Copenhagenit dhe Portos.

Ne grupin G do te vijoje lufta ne distance per vendin e pare mes kampioneve ne fuqi te Europes dhe Borussias se Dortmundit. Verdhezinjte qe kryesojne kane nje sfide shume te lehte ne leter ndaj Legias se Varshaves ne Gjermani nderkohe qe Reali i Madridit luan ndaj Sportingut te Lisbones ne Jose Alvalade. Cristiano Ronaldo do te rikthehet si kundershtar ne stadiumin ku hodhi hapat e pare te karrieres se tij.