Champions League. Real Madrid dhe Juventus rrezikojne vendet e para ne grupe

Lidhur me artikullin:

Ne sfidat e mbetura te raundit te katert te ndeshjeve ne Grupet e Champions League, rezultati me befasues u arrit ne sfiden mes Legias se Varshaves dhe Realit te Madridit, qe perfundoi ne barazim 3-3 me madrilenet qe humben mundesine per te siguruar kualifikimin, cka e beri Borussia e Dortmundit pas suksesit 1-0 me Sportingun e Lisbones. Ne Varshave dy golat e shpejte te shenuar nga Gareth Bale dhe Karim Benzema dhane pershtypjen e nje fitoreje te thjeshte te Los Blankos, por cuditerisht Legia arriti te perbyste shifrat me Odjidja-Ofoe ne fund te fraksionit te pare dhe me Radovic dhe Mullin ne pjesen e dyte. Goli i Mateo Kovacic 5 minuta para perfundimit te kohes se rregullt shpetoi nderin e Realit ne kete transferte.

Ne Grupin H, Juventus e shtyu per me vone festen e kualifikimit, pasi barazoi 1-1 ne Torino me Lyonin. Kampionet e Italise shperdoruan avantazhin e arritur qe ne minuten e 13 me Gonzalo Higuan nga pika e bardhe e penalltise, pasi ne minuten e 85 Tolisso beri te heshte “Juventus Stadium”. Nderkohe Sevilla iu imponua me shifrat 4-0 Dinamos se Zagrebit ne Sanzhez Pijszuaz ku fillimisht shenoi Vietto ne minuten e 31-te ndersa ne pjesen e dyte Escudero realizoi golin e sigurise per andaluzianet. Ne minutat e fundit Nzonzi dhe Ben Yeder vulosen shifrat ne 4-0. Sevilla kryeson grupin me 10 pike, badhezinjte kane grumbulluar 8 pike ndersa mbyllin klasifikimin Lyoni dhe Dinamo e Zagrebit me 4 dhe zero pike.

Ne Grupin G, Leicester City hodhi nje tjeter hap te rendesishem drejt kualifikimit duke barazuar pa gola ne fushen e Kopenhagenit, ndersa rikthehet tek suksesi Porto, qe fitoi ne transferte me Klub Brugge me gol te Andre Silvas . Ne kete Grup Leicesteri ka grumbulluar 10 pike, Porto 7, Kopenhagen 5, ndersa mbyll tabelen Klub Brugge me zero pike.

Mbetet gjithcka e hapur ne Grupin E, ku vazhdin te kryesoje Monaco pas fitores se thelle 3-0 me CSKA e Mokes. Valeire Germmain dhe dy here Radamel Falcao i mjaftuan skuadres nga Principata per ta nxjerre jashte loje skuadren moskovite qe ne pjesen e pare.

Fiton edhe Bayer Leverkusen ndaj Totenhamit ne transferte me gol te Kampl, me “Aspirinat” qe parakalojne ne renditje pikerisht “Gjelat” e Londres.