Charlie Sheen rrefehet. “Jam i infektuar me HIV/AIDS”

Lidhur me artikullin:

Aktori hollivudian, Charlie Sheen, ka pranuar se vuan nga virusi HIV, gjate nje interviste sot ne nje televizion amerikan. Mediat kane shkruar ditet e fundit se Sheen eshte diagnostikuar prej kohesh me semundjen e SIDA-s, por e ka mbajtur sekret kete fakt, madje ka paguar njerez ne menyre qe ky informacion te mos dilte.

Sheen tha sot se eshte diagnostikuar 4 vjet me pare dhe fillimisht ka menduar se vuante nga tumori ne tru.

“Jam ketu per te pranuar se jam me AIDS dhe per t’u dhene fund te pavertetave te tjera qe thuhen ne media per shendetin e shume njerezve. eshte diçka e veshtire per t’u pertypur. eshte nje pike kthese ne jeten e nje njeriu”, tha ai.

Aktori pranoi se ka qene i detyruar te paguaje njerezit qe e dinin semundjen e tij, te cilet e kane shantazhuar shpesh. Ai tha se shuma e paguar eshte disa miliona.

Sheen tha se semundja e ka bere te zhytet ne pije, droge dhe vendime te gabuara.

Aktori u shpreh se ka pasur marredhenie te pambrojtura pas diagnostikimit, por partneret e tij jane ne kujdesin e mjekeve dhe jane lajmeruar per gjithçka. Ai tha se ka vene ne dijeni edhe dy ish-grate e tij, Denise Richards dhe Brooke Mueller, por shtoi se nuk e dinte rrugen ne te cilen e kishte marre semundjen.

Aktori 50-vjeçar ka nje histori te gjate te abuzimit me drogen, pijet dhe varesine ndaj seksit.