Chelsea i ofron kontrate faraonike Jose Mourinhos

Lidhur me artikullin:

Drejtuesit e Chelsea synojne te blindojne Jose Mourinho, i cili eshte nje nder trajneret me te vleresuar ne Europe dhe qe kerkohet nga klube te medha europiane. Klubi londinez per pergatit oferten per rinovimin me teknikun luzitan, duke i ofruar nje kontrate milionere, qe do te evitonte cdo tundim te 51-vjecarit per t’u larguar nga “Stemford Bridge”. Ne fakt, vete Mourinho i pyetur per zerat qe e largojne nga Londra u shpreh se nuk po mendon per levizjen e tij te radhes ne karriere, sepse nuk do te kete nje te tille. Ai kembenguli se i perket Chelsea, dhe se Chelsea i perket atij.

Blute e Londres por zhvillojne nje sezon te madh. Formacioni i Mourinhos kryeson Premier Leage ne kuoten e 33 pikeve, 6 me shume se Manchester City i vendit te dyte, ndersa ne Champions League kane siguruar kualifikimin si te paret e Grupit G.

Per kete arsye, sikurse njofton e perditshmja britanike “Express”, presidenti Roman Abramovich eshte gati ta kenaqe Mourinhon me nje kontrate te majme, qe do te shmangte cdo ineresim te klubeve te medha europiane. Jose Mourinho po jeton epoken e tij te dyte te Chelsea, skuader te cilen e ka drejtuar nga 2004 deri me 2007. Pas fitoi gjithcka me Interin ne sezonin 2009-2010, portugezi mori drejtimin e Realit te Madridit, ku ne tre sezone deshtoi te fitonte Championsin e 10-te. Mourinho u prezantua te Chelsea me 10 qershor te 2013, pasi firmosi nje kontrate 4-vjecare, qe skadon ne vitin 2017.


Video: