‘Cholo’ Simeone: “Jam si nje gjerman. Insistoj per te fituar”

Lidhur me artikullin:

Diego Pablo Simeone ka shume arsye per te besuar te suksesi ndaj Real ne derbin e Madridit ne “Vicente Calderon”. Me trajnerin argjentinas ne stol skuadra e Atletico nuk humbet prej gjashte ndeshjesh ne fushen e saj, ndaj pritshmerite e tifozeve te zjarrte te Los Colchoneros jane per nje tjeter rezultat pozitiv. Por “El Cholo” tregon respekt maksimal per kundershtarin dhe kete ia imponojne statistikat e Los Blancos.

“Reali vjen ne kete derbi pas nje ecurie ta jashtezakonshme, ka 28 ndeshje pa humbje, perbehet nga lojtare te medhenj qe kane fituar Champions. Do te jete nje ndeshje me intensitet te larte, por ne do te tentojme ta cojme ne rrjedhen qe na intereson.”

Ishte pikerisht Real qe i mohoi per here te dyte brenda tre vitesh trofeun e Championsit Atletico, por per Simeonen keqardhja per dy finale te humbura pikerisht me Los Blancos i perket se shkuares.

“Futbolli prandaj eshte i mrekullueshem, sepse i afrohesh shume suksesit dhe duhet ta provosh serish. Une i besoj filozofise se gjermaneve se duhet te punosh dhe te insistosh per ta arritur ate qe kerkon.”

Tek Atletico shqeteson shume gjendja fizike e Antoine Griezmann, me Simeonen qe e le te hapur mundesine e aktivizimit te francezit.

“Griezmann eshte me mire. Po sforcohet shume per te qene ne fushe. Ne momentin e fundit do ta vleresoj nese do te jete gati per kete ndeshje.”

I pyetur per mesazhin qe deshiron t’u jape tifozeve te Atleticos Simeone theksoi se ata nuk kane nevoje per asnje lloj thirrjeje, sepse gjithmone kane qene lojtari i 12-te dhe do te jene te zjarrte edhe ne kete derbi te radhes.