Cilat jane zonat me te ndjeshme erogjene te trupit te femres?

 

Nese akoma nuk dini se cilat jane zonat erogjene te femres, eshte koha e fundit te mesoni, nderkaq nuk eshte keq te aplikoni metoden e drejte te stimulimit. Zonat erogjene ne trupin e femres jane burim i perhershem i inspirimit te çdo mashkulli, i cili deshiron te mesoje me shume per partneren e vet, nderkaq shkencetaret kanadeze kane bere nje hulumtim ne kuader te te cilit kane dashur te mesojne se deri ne çfare mase jane te ndjeshme disa pjese te trupit te femres. Thene shkurt, qellimi ka qene perpilimi i njefare ‘manuali’ per trupin e femres, cilat vende duhet prekur butesisht dhe cilat reagojne ndaj prekjes “se ashper”. Pjeset te cilat jane testuar kane qene: majat e siseve, pjesa anesore e gjoksit, perineumi … dhe pjese te tjera, nderkaq e kane krahasuar stimulimin e atyre zonave me stimulimin e qafes, barkut, llerat dhe pjeset e tjera te trupit, te cilat bejne pjese ne zonat erogjene.
Jane studiuar edhe stimulimet ne forme te prekjes se bute, prekjes dhe vibracioneve. Rezultatet jane keto:
Prekja e lehte me se shumti stimulon qafen, llerat dhe pjesen e hyrjes te vagines, nderkaq me se paku te ndjeshme jane areolat.
Ne prekje te lehte me te ndjeshme jane majat e siseve dhe klitorisi, nderkaq me se paku te ndjeshme jane barku dhe pjesa anesore e gjoksit.
Klitorisi dhe majat e siseve me te ndjeshme jane ndaj vibracioneve, me ç’rast klitorisi me se shumti ka treguar reagime.
Prandaj, kur i prekni gjenitalet, perdorni edhe shtypjen e lehte dhe vibracionet, nderkaq ne pjeset e tjera te trupit, me perjashtim te majave te siseve, jane prekje te lehta ato qe kerkohen.