City ne telashe. David Silva jashte fushes per 3 jave

Lidhur me artikullin:

Nuk kane fund problemet per Manuel Pellegrini dhe Manchester City. Pas rezultateve te dobeta qe ka regjistruar skuadra ne ndeshjet e fundit trajneri kilian merr nje tjeter goditje. Citziens kane humbur sherbimet David Silves per tre javet e ardhshme. Demtimi qe pesoi mesfushori spanjoll ne sfiden e humbur me shifrat 0-2 perballe Newcastle United ne Capital One Cup eshte me i rende se sa u duk fillimisht dhe 28-vjecari do te mungoje ne derbin e kesaj fundjave ndaj Manchester United qe do te zhvillohet ne kuader te javes se 10-te Premier League ne Etihad Stadium. David Silva u demtua pas nje kontakti me mesfushorin e Newcastle, Ryan Taylor ne castet e para te sfides duke u zevendesuar pas vetem 8 minutave loje nga francezi Samir Nasri.

Ish lojtari i Valencia nuk do te humbase vetem sfiden perballe Djaveve te Kuq pasi do te mungoje edhe ne takimin e Champions League ndaj CSKA Moske dhe ate te Premier League kunder Queens Park Rangers. Ne momentin e rrezimit David Silva vendosi keq gjurin e kembes se djathe duke e demtuar seriozisht ate, ben te ditur prestigjiozja spanjolle “Marca”, e cila e ve theksin te fakti se lojtari i Citiziens nuk do te jete as ne dispozicion te trajnerit te perfaqesueses La Roja, Vicente Del Bosque per dy ndeshjet radhes ndaj Bjellorusise dhe Gjermanise. Sipas te gjitha gjasave David Silva do te kthehet ne aksion per sfiden e dates 22 Nentor qe Manchester City do te zhvilloje ndaj Swansea City-it per javen e 12-te te Premier League.


Video: