City po mendon per dy yje te merkatos. Synohen Toni Kroos dhe Luis Suarez

Lidhur me artikullin:

Ka qene nje jave e veshtire per skuadren e Manchester City, e cila eshte dashur te duroje rivalin e saj historik, United, teksa ky i fundit ka realizuar dhe publikuar dy blerje te bujshme, perkatesisht te mesfushorit te Dortmund, Mkhitaryan dhe te sulmuesit Ibrahimovic.

Nga ana tjeter Pep Guardiola dhe “Citizens” arriten te konkludojne me Nolito nga Celta Vigo, ndonese ky transaksion nuk mund te konsiderohet po aq i bujshem se ato te prezantuar nga “Djajte e kuq”. Ne keto kushte, nuk eshte aspak çudi qe tabloidi britanik “Mirror” ka raportuar se fundmi se Manchester City ka vene ne objektiv, dy super yje te momentit.

City eshte vene ne ndjekje te mesfushorit te Real Madrid, Toni Kroos, i cili ka nje klauzole largimi ne vleren 75 milione euro. Por kjo nuk eshte gjithçka. Citizens synojne gjithashtu edhe bomberin e Barcelones Luis Suarez, i cili eshte perfolur gjithmone si nje opsion ne favor te Guardioles, per faktin se uruguajani menaxhohet nga vllai i trajnerit te City.

City do te ishte i detyruar te paguaje 100 milione euro ne kasen e Barcelones per te siguruar sherbimet e ish-sulmuesit te Liverpool, per te realizuar nje transferim, qe nga ana tjeter do te thyente zemrat e tifozeve te “kuq”, pasi do te shihnin ish-beniaminin e tyre te luaje per nje tjeter ekip ne Premier League.