Clicheshop.al – Një tjetër brand shqiptar i bashkohet të ardhmes online

 

Marka e famshme e aksesorëve dhe bizhuve të modës lançon portalin e shitjeve online duke mundësuar klientët e saj të porosisin produktet e mirënjohura nga çdo skaj i vendit.

Tiranë, Shqipëri, 16 Maj 2017 – Projekti ambicioz i kompanisë Cliche Albania, markës së njohur të aksesorëve dhe bizhuve të modës dhe bukurisë, ka njohur sot fillimin e tij. Pas 10 viteve që operon në tregun shqiptar, nëpërmjet 3 dyqaneve fizikë përkatësisht, në Rr: “Abdyl Frashëri” pranë Librit Universitar, në QTU dhe në rrugën “Myslym Shyri”, tashmë Cliche Albania hap dyqanin e saj online në internet.

Çfarë do të thotë kjo për klientët e kompanisë?

Vetëm me një klikim tek www.clicheshop.al ata do të mund të lundrojnë në gamën prej qindra produktesh të cilat pasqyrohen në një vitrinë të dizenjuar bukur dhe pastër në stil minimalist.

“Jemi përpjekur të lehtësojmë proçeset e blerjes për klientët tanë duke ofruar konveniencë dhe shpejtësi në proçes. Kjo vlen si për blerësit tanë besnikë, të cilët mund të shohin në kohë reale koleksionet që kemi pa shpenzuar kohë të vijnë në dyqan, ashtu edhe për ata klientë që jetojnë jashtë Tiranës.” – shprehet Z. Ardit Tirana, drejtues i përgjithshëm i kompanisë.

“Në fazën që ndodhemi aktualisht, jemi pozicionuar mirë në treg me markën tonë. Pjesa më e madhe e njerëzve na njohin. E dinë se aksesorët e modës, çantat, syzet apo bizhutë janë cilësore dhe kemi patur shumë kërkesa nga rrjetet sociale për të patur mundësinë e blerjeve nga shume rrethe përtej Tiranës.”

Portali i ri e-commerce mundëson navigim të thjeshtë nga çdo pajisje, qoftë kompjuter, tablet apo celular dhe porositë mund të bëhen duke u regjistruar apo edhe pa iu nënshtruar këtij proçesi.

“Gjithcka që bëjmë sillet rreth klientit në shërbim të tij. Ne përshtatemi sipas kërkesave dhe nevojave që na vijnë duke tentuar t’i përgjigjemi në kohë dhe me zgjidhje konkrete. Cilido mund të porosisë produktin e tij me ose pa regjistrim. Megjithatë ne sugjerojmë vizitorët tanë të regjistrohen, pasi kështu do të krijojmë një marrëdhënie të qëndrueshme me ta.” – vijon Z. Ardit Tirana.

Në muajin e parë të hedhjes online të www.clicheshop.al për çdo blerje do të ketë 30% ULJE tek të gjithë produktet, qofshin ato bizhu, aksesorë mode, syze dielli apo çanta.

Ulja do të zgjasë për 30 ditë dhe nëse regjistroheni në portal, do të njoftoheni sipas nevojës sa herë në Clicheshop.al do të ketë Koleksione të reja, Oferta apo Promocione.

Për ndërtimin e kësaj platforme e-commerce, brandi Cliche është mbështetur tek stafi i zhvilluesve të New Media Communications, kompani zhvillimi platformash e-commerce apo aplikacioneve të ndryshme.

“Duam të jemi profesionsitë në atë që ofrojmë dhe për këtë u drejtuam tek një staf profesionistësh. Jo vetëm për ta ndërtuar platformën por edhe për të patur suport në vazhdim për menaxhimin e saj. Gjërat e mira nuk bëhen vetën, ndaj ne po bashkëpunojmë më konsulentët e New Media-s për fushatën e marketingut dhe menaxhimin e prezencës tonë online në rrjetet sociale dhe jashtë tyre.” – përfundoi prononcimin e saj për Business Mag Albania, Zj. Rezarta Tirana, administratore e kompanisë.

Rreth Cliche:
Që nga viti 2007, kompania Cliche drejtohet me shumë pasion dhe përkushtim për të sjellë produkte konkurruese te klientët e saj. Markë me produkte tërësisht Italiane ne fushën e bizhuterisë dhe aksesorëve të modës, Cliche ju ndihmon të kompletoni look-un tuaj nëpërmjet një kategorie produktesh duke filluar nga bizhuteria fashion e aksesorë fashion për flokë deri te aksesorët e modës si, shall, kapele, doreza, fular, ide dhuratash, aksesorë për meshkuj, ora, çanta, portofolë etj.