Cmenduri per Lionel Messi. “Mos rinovo me Barcen dhe perfiton 100 milione euro”

100 milione Euro per te mos rinovuar me Barcelonen. eshte kjo oferta qe ka mbrritur ne adrese te Lionel Messit, nga nje klub futbolli emri te cilit nuk zbulohet, por nuk duhet shume per ta kuptuar se behet fjale per Manchester City.

Pep Guardiola e enderron ta kete ne skuadren e tij yllin argjentinas sezonin e ardhshem dhe po ben te gjitha perpjekjet e mundshme, per te bindur Messi te largohet nga Barca ne vere. Drejtuesit e City deshirojne tia plotesojne kerkesen trajnerit te tyre duke transferuar 5-here fituesin e Topit te Arte ne Etihaad Stadium, nje mision i veshtire ky per vete faktin se te skuadra katalanase nuk deshirojne te privohen nga klasi i 29-vjecarit, me te cilin kane fituar gjithcka gjate ketyre viteve.

Messi ka nje kontrate me Barcelonen deri ne veren e vitit 2018-te dhe lojtari amerikano-jugor eshte ende ne medyshje se cfare duhet te beje me te ardhmen e tij. Edhe pse Barcelona eshte klubi i tij i zemres, Messi eshte intriguar nga oferta e Manchester City pasi pervec se do te mbulohet ne ar deshiron stimuj te ri pasi ndodhet ne kulmin e karrieres.

Operacioni qe mund te coje Messin ne Premier League mund te kape shifren e 250 milione Eurove ,perfshire ketu komisionet qe do te perfitoje futbollisti, pagen e tij per 4 sezonet e ardhshme, dhe te ardhurat qe do te perfundojne ne arkat e Barcelones. Per Messi sefundmi ka shfaqur interes edhe Manchester United i Jose Mourinho por gjithsesi nese argjentinasi vendos te largohet nga Barca, Manchester City qendron ne pole-position per te firmosur me te.