Cmimet Oscar. Sot ne mbremje zhvillohet ceremonia madheshtore

Lidhur me artikullin:

Sot ne mbremje do te ndahen cmimet Oscar. Eshte evenimenti me i rendesishem ne Bote per kinematografine. Do te jepen cmime ne shume kategori por me te rendesishmet jane ato per aktorin dhe aktoren me te mire. Filmi me i mire dhe per regjisorin me te mire.

Gjithashtu sot do te jete ne konkurrim dhe nje produksion shqiptar. Ne kategorine per filmin me te mire me metrazh te shkurter do te jete kandidat filmi Shok. Nje film i bazuar ne nje histori te vertete te ndodhur gjate luftes se Kosoves.

Filmi epic The Revenant dhe historia fiktive shkencore The Martian jane mes filmave kryesore, kandidate te çmimeve Oskar, te njoftuara te enjten ne mengjes ne Beverly Hills te Kalifornise.

Te dy filmat jane mes tete kandidateve per filmin me te mire ku perfshihen Mad Max: Fury Road, seria e fundit e drames australiane post-apokalipsit, dhe Bridge of Spies, bazuar ne histori reale nga spiunazhi gjate Luftes se Ftohte.

Pretendentet per aktorin me te mire perfshijne Leonardo DiCaprio per The Revenant, Matt Damon per The Martian, Bryan Cranston per Trumbo, dhe Eddie Redmayne, i cili luan rolin e nje transgjinoreje ne The Danish Girl. Michael Fassbender eshte kandidat per rolin e tij ne personazhin e Steve Jobs ne filmin me te njejtin titull.

Kandidatet per aktoren me te mire perfshijne Cate Blanchett per Carol, historia e nje romance mes dy grave, dhe Jennifer Lawrence per Joy, historia e nje gruaje qe krijon nje biznes gjigand. Brie Larson eshte kandidate per rolin e saj si nje nene e ngujuar me femije e saj ne filmin Room.

Predendentet per çmimin Oskar ne nje rol dytesor perfshijne Mark Ruffalo dhe Rachel McAdams ne Spotlight, bazuar ne historine reale te gazetareve te Bostonit qe zbuluan skandalin e abuzimit te femijeve ne Kishen Katolike. Rooney Mara eshte candidate per rolin ne filmin Carol, Tom Hardy ne The Revenant, Christian Bale ne The Big Short, dhe Sylvester Stallone, ne filmin Creed.

Kandidatet per regjisorin me te mire perfshijne George Miller per Mad Max: Fury Road, Alejandro Inarritu per The Revenant, dhe Tom McCarthy per Spotlight.

Si gjithmone kishte te papritura. Ridley Scott mungoi ne listen e kandidateve per regjisorin me te mire, megjithe kandidaturat ne kategori te rendesishme per filmin The Martian. Michael Keaton nuk eshte kandidat per çmimin Oscar ne rolin dytesor ne filmin Spotlight, ashtu sikurse Johnny Depp per rolin e tij ne filmin Black Mass. Steven Spielberg nuk eshte kandidat per regjisuren e Bridge of Spies, dhe afrikano-amerikanet qe munguan nga lista perfshijne regjisorin F. Gary Gray per filmin Straight Outta Compton.

Kandidaturat per filmin me te mire ne gjuhe te huaj perfshin filmin ne gjuhen arabe Theeb nga Jordania, lidhur me nje djale qe shoqeron nje oficer britanik permes shkretetires arabe, gjate Luftes se Pare Boterore. Filmi hungarez Son of Saul eshte nje drame e Holokaustit. Embrace of the Serpent, nga Kolumbia, eshte rreth nje sheruesi popullor ne Amazon, dhe A War, nga Danimarka tregon histroine e ushtareve danez ne Afganistan. Mustang, nje film francez qe zhvillohet ne Turqi tregon historine e pese motrave jetime.

Ja kush jane kandidaturat per Cmimet Oscar 2016

FILMI ME I MIRE
• The Big Short
• Bridge of Spies
• Brooklyn
• Mad Max: Fury Road
• The Martian
• The Revenant
• Room
• Spotlight

REGJISORI ME I MIRE
• Adam McKay, The Big Short
• George Miller, Mad Max: Fury Road
• Alejandro G. Iñárritu, The Revenant
• Lenny Abrahamson, Room
• Tom McCarthy, Spotlight

AKTORI ME I MIRE
• Bryan Cranston, Trumbo
• Matt Damon, The Martian
• Leonardo DiCaprio, The Revenant
• Michael Fassbender, Steve Jobs
• Eddie Redmayne, The Danish Girl

AKTORJA ME E MIRE
• Cate Blanchett, Carol
• Brie Larson, Room
• Jennifer Lawrence, Joy
• Charlotte Rampling, 45 Years
• Saoirse Ronan, Brooklyn

AKTORI ME I MIRE JO-PROTAGONIST
• Christian Bale, The Big Short
• Tom Hardy, The Revenant
• Mark Ruffalo, Spotlight
• Mark Rylance, Bridge of Spies
• Sylvester Stallone, Creed

AKTORJA ME E MIRE JO-PROTAGONISTE
• Jennifer Jason Leigh, The Hateful Eight
• Rooney Mara, Carol
• Rachel McAdams, Spotlight
• Alicia Vikander, The Danish Girl
• Kate Winslet, Steve Jobs

SKENARI ME I MIRE ORIGJINAL
• Bridge of Spies
• Ex Machina
• Inside Out
• Spotlight
• Straight Outta Compton

SKENARI ME I MIRE I ADAPTUAR
• The Big Short
• Brooklyn
• Carol
• The Martian
• Room

FILMI ME I MIRE I ANIMUAR
• Anomalisa
• Boy and the World
• Inside Out
• Shaun the Sheep Movie
• When Marnie Was There

FILMI ME I MIRE I HUAJ
• Embrace of the Serpent
• Mustang
• Son of Saul
• Theeb
• A War

DOKUMENTARI ME I MIRE
• Amy
• Cartel Land
• The Look of Silence
• What Happened, Miss Simone?
• Winter on Fire: Ukraine’s Fight for Freedom

KINEMATOGRAFIA ME E MIRE
• Carol
• The Hateful Eight
• Mad Max: Fury Road
• The Revenant
• Sicario

MONTAZHI ME I MIRE
• The Big Short
• Mad Max: Fury Road
• The Revenant
• Spotlight
• Star Wars: The Force Awakens

SKENOGRAFIA ME E MIRE
• Bridge of Spies
• The Danish Girl
• Mad Max: Fury Road
• The Martian
• The Revenant

KOSTUMOGRAFIA ME E MIRE
• Carol
• Cinderella
• The Danish Girl
• Mad Max: Fury Road
• The Revenant

KOLONA ZANORE ME E MIRE
• Bridge of Spies
• Carol
• The Hateful Eight
• Sicario
• Star Wars: The Force Awakens

KENGA ME E MIRE
• “Earned It,” 50 Shades Of Grey
• “Manta Ray,” Racing Extinction
• “Simple Song #3,” Youth
• “Til It Happens to You,” The Hunting Ground
• “Writing’s on the Wall,” Spectre

EFEKTET VIZUALE ME TE MIRA
• Ex Machina
• Mad Max: Fury Road
• The Martian
• The Revenant
• Star Wars: The Force Awakens

MAKIAZHI ME I MIRE
• Mad Max
• The 100-Year-Old Man Who Climbed Out a Window and Disappeared
• The Revenant

MIKSIMI ME I MIRE ZANOR
• Bridge of Spies
• Mad Max: Fury Road
• The Martian
• The Revenant
• Star Wars: The Force Awakens

MONTAZHI ME I MIRE ZANOR
• Mad Max: Fury Road
• The Martian
• The Revenant
• Sicario
• Star Wars: The Force Awakens

DOKUMETARI ME METRAZH TE SHKURTER ME I MIRE
• Body Team 12
• Chau Behind the Lines
• Claude Lanzman
• A Girl in the River
• Last Day of Freedom

Best Live Action Short Film 
Ave Maria
Day One
Everything Will Be Okay
Shok
Stutterer

FILMI I ANIMUAR ME METRAZH TE SHKURTER ME I MIRE
Bear Story
Prologue
Sanjay’s Super Team
We Can’t Live Without Cosmos
World of Tomorrow