Çmimi i librave, kohe per te provuar strategji te re?

*Shkrim nga Lindita Komani

Lexojme ne shqiptaret libra apo nuk lexojme? Tendenca e leximit dhe e blerjes se librave eshte ne rritje, ka mbetur konstante apo eshte ne ulje? Dhe sido qe te jete kjo tendence, krahasimin me çfare e bejme? Me boten e jashtme, me Shqiperine e kohes se komunizmit? Keto jane pyetje qe shtohen ne mediat tona veçanerisht ne periudhen para e gjate Panairit te Librit. Mes pergjigjeve spikasin paragjykime te llojit: njerezit ne pergjithesi por sidomos te rinjte nuk jane me aq shume te prirur te lexojne, sepse kane edhe menyra te tjera per t’u zbavitur, me shume angazhime, te tjera gjera ua terheqin vemendjen, veçanerisht teknologjia.

Ndonese ky paragjykim sikurse edhe te tjere qe mund te jene ne qarkullim, mund te kene deri diku te vertete brenda, ata nuk perfshijne nje element me rendesi, çmimin me te cilin librat tregtohen. Sidomos ne kohe veshtiresish ekonomike sikurse ndodhemi aktualisht rendesia e çmimit te mallit qe ne kete rast eshte libri, rritet. Njerezit mendohen me gjate para se te bejne nje blerje e po paten mundesi e shtyjne per me vone. Panairi i Librit eshte ndoshta vendi me i pershtatshem per ta vezhguar kete sjellje konsumatore. Nje vezhgim i bere diten e shtune 14 nentor ne disa ore te pasdites me forcoi edhe me shume ne pershtypjen se ka nje renie ne kerkese qe mbyllet me blerje dhe jo vetem prekje e shikim te librit. Jo ne çdo stende kishte reduktim ne çmime dhe veçanerisht librat e rinj shiteshin me çmimin e caktuar dhe jo me çmim promocional.

Ne kushte te vezhgimit te kerkeses ne renie, botuesit do te kene marre vendimin qe vlen te mos behet ulje me mendimin qe kush ka ndermend te bleje, do te bleje pavaresisht çmimit duke e fokusuar vemendjen tek lexuesit e rregullt, te cilet pavaresisht mundesive qe kane, do te kursejne nga diçka tjeter, por gjithsesi do te blejne libra dhe tek ata qe kane mundesi te mira ekonomike edhe sot. Nese sillet ne mendje se cilet lloj mallrash e gezojne kete lloj statusi, do te mund te thuhej se jane mallrat e luksit. Por a eshte kjo strategjia me e mire per t’u ndjekur nga botuesit? A eshte libri po kaq produkt luksi ne vende te tjera?

Per ta ilustruar sa me mire gjendjen eshte bere si vijon nje krahasim mes: çmimeve te librit e bukes ne Shqiperi dhe pagave ne komunizem e sot dhe çmimit te librit e bukes dhe pages mesatare ne Austri. Referenca:
– Per page mesatare kam marre ne konsiderate pagen neto te nje personi te konsideruar si te shtreses se mesme.
– Per buke: buken normale
– Per liber: librin fiction (zhanri roman, publikuar jo si hard cover)

Tabela paraqet rezultatet te cilat analizohen me poshte:

librat

Raporti çmim libri / buke ne kohe te komunizmit duke iu referuar librave nga kjo kohe, del se ka qene 1,2. Sot ky raport duke iu referuar librave te publikuar sot, del se eshte 12,5. (Ndoshta mund te jete diçka me shume ose me pak.) Mund te justifikohet kjo me ate qe ne ditet e sotme arti i te shkruarit ka marre pak me shume vleren qe duhet t’i njihet ne te vertete dhe çmimet jane konkurruese e derisa keto jane çmimet, do te thote qe perballohen nga tregu dhe jane rezultat i tij. Por le t’i referohemi gjendjes ne nje vend perendimor qe njihet se ka lexues te mire, Austria. Po i njejti raport aty eshte pak a shume sa ne Shqiperi. Por nderkohe nje element tjeter futet ne loje, paga. Gjendja e pages tregon qe ne Shqiperi pavaresisht se paga eshte gati 4 here me e ulet se ne Austri, çmimet e librave jane thuajse njesoj. Kjo reflektohet tek sasia e librave qe mund te blihen me pagen sikur te mos blihet asgje tjeter.

Me nivelin e ndryshem te pages, shihet qe mund te blihet pak a shume e njejta sasi buke, por nderkohe mund te blihet gjysma e sasise se librave. Dhe duke e krahasuar me si ka qene gjendja ne komunizem, shihet se libra te rinj mund te blihen po ashtu gati gjysma e sasise qe bliheshin ne komunizem.

Ky krahasim dhe kjo analize mund te ndihmoje te kuptohet se pse ne rast se vihet re nje tendence ne zbritje ne blerjet apo ngurrim e shtyrje ne kohe te blerjeve te mundshme te librave, faji nuk mund t’i mbetet lexuesve. Per te pasionuarit mes tyre, te cilet duan te blejne libra per te pasuruar biblioteken personale, mbetet qe “shpetim” te jene librat e vjeter ne qarkullim qe blihen ne rruge. Ndoshta uljet ne çmime te librave nuk do te pasoheshin nga ndonje ndryshim i rendesishem ne tendence, se nderkohe ne shqiptaret jemi kaq shume te perqendruar ne gjera te tjera, sa nuk kemi me mendje per librat. Por qofte edhe per arsye te pastra biznesi (per maksimizimin e fitimit) do t’ia vlente qe te provohej si strategji nga botuesit, te pakten per nje kohe mjaftueshem te gjate sa per te pasur nje krahasim te numrit te shitjeve per titull e vleres shtese se realizuar nga keto shitje me çmim me te ulet. Mund te provohej me botim te te njejtit titull ne dy lloj cilesish, ne forme elektronike krahas asaj te shtypur e te tjera menyra per te cilat tregjet e huaja me te zhvilluara te librit mund te merren si reference.