Codefest mbledh se bashku komunitetin teknologjik

Edicioni i katert i Codefest, nje ngjarje qe do te ndodhe ne Maqedoni, pershkruhet ndryshe si nje maratone kodimi per entuziastet e rinj te Teknologjise se Informacionit. Keta studente kane mundesine per te zhvilluar idete e tyre per nje kohe prej 32 oresh. Kete vit, kjo ngjarje bashkon te gjithe pjeset perberese te Tekonlogjise se Informacionit, jo vetem studentet dhe profesionistet, por gjithashtu sektorin e biznesit, fushen e edukimit, startup-et dhe investitore. Ky event do te mbahet ne 15-17 Prill ne hotelin Inex Gorica, Oher, Maqedoni.

Kete vit, Codefest perbehet nga tre pjese kryesore: Codeference – nje konference teknologjike nje ditore, Codefest Marathon – maratona e njohur e kodimit qe zgjat 32 ore dhe CF X- Business Expo, nje ekspozite e perfaqesuesve te biznesit te Teknologjise se Informacionit, Startup-e dhe institucione edukimi.

Eventi fillon ne daten 15 Prill me Codeference, ku nje numer folesish dhe panelistesh nga rajoni dhe bota do te flasin rreth temave te teknologjise, inovacionit, marketingut dixhital, startup-eve, zhvillimit te biznesit dhe investimeve. Gjithashtu do te kete nje pasqyrim te situates se zhvillimit te teknologjise ne Maqedoni dhe rajon, si edhe propozime per zhvillim me te shpejte te situates ekonomike dhe teknologjike. Folesit e pare jane prezantuar dhe ndermjet tyre ka profile interesante nga Sllovenia, Polonia, Bullgaria, Kroacia dhe Bosnja Herzegovina. Konferenca eshte e hapur per te gjithe te interesuarit nga rajoni dhe regjistrimet kane filluar. Per me shume vizitoni faqen e internetit http://www.codefest.eu/codeference#Register.

Codefest Marathon perqendrohet vetem tek studentet e teknologjise dhe fushave te ngjashme, te cilet mund te marrin pjese me nje skuader prej 2 deri 5 anetaresh, pa parapergatitje, vetem me idene qe kane. Ata duhet te zhvillojne nje prototip nga idea fillestare, gjate maratones 32 oreshe. Aplikimet per Codefest Marathon jane hapur deri ne 15 Mars. Te gjithe studentet e interesuar mund te marrin pjese duke aplikuar ne http://www.codefest.eu/codeference#Register. Kete vit kjo gare do te jete e njohur nderkombetarisht, pasi Codefest eshte bere pjese e Major League Hacking. Ne kete menyre, pjesemarresit do te njihen nderkombetarisht. Maratona do te zgjase nga 16-17 Prill ne hotel Inex Gorica, Oher.

Paralelisht me Codeference dhe Codefest Marathon, do te zhvillohet CF-X Business Expo, ku kompanite, startup-et dhe institucione te tjera do te paraqesin punen e tyre dhe do te jene pjese integrale e eventit. Ne ekspozite, pjesemarresit do te kene mundesine te takojne eksperte, foles dhe perfaqesues kompanish. Qellimi i kesaj ekspozite eshte krijimi i kontakteve midis talenteve dhe bizneseve. Te interesuarit qe duan te marrin pjese ne kete ekspozite mund te aplikojne ne linkun http://www.codefest.eu/codeference#Register.

“Eshte nje sfide e madhe te pergatisesh evente te tilla, por ne te njejten kohe ndjejme pergjegjesi per interesin e shprehur nga komuniteti keto tre vite te zhvillimit te Codefest. Kete vit ne do te synojme te kemi nje shpirt nderkombetar, me shume perfitime nga te gjithe pjesemarresit. Me nje eksperience tre vjeçare, ne besojme se na pret nje ngjarje fantastike.”

/Ky artikull u publikua me pare te Business Magazine Albania.