Copezat mikroplastike kercenojne bregdetet

Copezat mikroskopike plastike qe dalin nga larja e rrobave po grumbullohen ne mjedisin detar dhe mund te kalojne ne zinxhirin ushqimor. Ky eshte rezultati i nje studimi te fundit

Studiuesit kane gjurmuar copezat “mikroplastike” qe gjendet ne rrobat sintetike, e cila cliron deri ne 1900 fibra te holla per veshje pas cdo larjeje.
Sipas njerit nga studiuesit, Mark Browne, ekolog ne Universitetin e California-s, studimet e meparshme tregonin se 80% e copezave te plastikes ne mjedis perbehej nga pjeseza me te vogla plastike. “Kjo na dha idene se cfare lloj plastike qe gjendet ne mjedis nga vjen ajo”. 

Per studiuesit, plastika e imet perben tashme nje shqetesim, pasi te dhenat tregojne se ajo po krijon rrugen e vet per ta kaluar ne zinxhirin ushqimor. Studime te meparshme kane treguar se plastika me te vogla se 1mm gelltiten nga kafshet dhe kalojne ne zinxhirin ushqimor.

Per te studiuar sasine e mikroplastikes ne bregdet, grupi i studiuesve ka marre disa kampione per studim nga 18 plazhe ne te gjithe boten, perfshire ketu Britanine e Madhe, Indine dhe Singaporin.
Te dhenat tregojne se perqendrimi i mikroplastikes eshte me e madhe ne zonat afer qendrave te medha urbane.

(O.C/ infoalbania)