Costacurta: “Derbin e fiton Milan por asnje nga keto skuadra nuk shkon ne Champions”

Nje nga futbollistet e famshem te Milan ne te kaluaren, Alessandro Costacurta, ka folur per mikrofonet e “Milannews” per derbin e Milanos, qe do te zhvillohet te dielen ne mbremje mes Inter dhe Milan.

“Per momentin tim nuk eshte nje derbi i rendesishem per renditjen e Serie A, sepse per mendimin tim asnje nga keto dy skuadra nuk do te shkoje ne Champions League. Mbi te gjitha eshte nje derbi i veçante sepse Milan po perjeton nje moment shume te mire, ndersa Inter sapo ka nderruar trajner.” – tha Costacurta.

Me pas, ne analizen e tij, ish-mbrojtesi shton:

“Çdo ndeshje derbi ka nje histori me vete. Kam humbur edhe ndeshje derbi kur ishin favorite te padiskutueshem ne fillim te ndeshjes. Per nje trajner nuk eshte e lehte te debutoje ne nje derbi dhe Pioli ka nje detyre shume te veshtire. Nese me duhet te jap nje parashikim, atehere them se fiton Milan. Ndryshe nga Inter, kuqezinjte do te zbresin ne fushe me frymezimin e duhur dhe ndonjehere ne futboll fiton edhe prej kesaj.”