Coutinho: “Me Jurgen Klopp si trajner te gjithe jemi permiresuar”

Lidhur me artikullin:

Jurgen Klopp i ka dhene futbollisteve te Liverpool nje metalitet fitues dhe shume vetebesim, sipas brazilianit Philippe Coutinho. Ai ka eshte ‘sekreti” i rilindjes. Pese here kampionet e Europes jane ne vendin e pare te Premier League, nen drejtimin e trajnerit gjerman, pasi kane grumbulluar 26 pike nga 11 ndeshjet e para. Sfida e radhes do te jete te shtunen ndaj Southampton. Coutinho ka qene ne zemer te ketij suksesi, ashtu si sulmuesit Roberto Firmino dhe Sadio Mane, te cilet e kane bere skuadren qe luan ne “Anfield Road”, si me entuziazmuesen dhe me te bukuren per t’u pare ne Premier League.

“Trajneri na ka sjelle mentalitetin fitues. Ai e ve shume theksin te ky faktor, – tha Coutinho per faqen zyrtare ne internet te Liverpool. – Ai i jep besim futbollisteve. Une mendoj se sot besojme me shume te vetja jone, se kurre me pare ne karrieren tone dhe kjo na ka bere futbolliste me te mire ne fushen e lojes. Mentaliteti i trajnerit ka qene sekreti.”

Ish-trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, mori drejtimin e ekipit ne “Anfield” ne tetor 2015, pasi Brenad Rodgers u shkarkua. Gjermani vinte nga dy tituj te fituar me Borussia, te cilin e çoi deri ne finalen e Champions League ne vitin 2013.

Ne sezonin e kaluar, pas vetem kater muajsh pune, ai e çoi Liverpool deri ne finalen e Europa League, por ishte shume shpejt per ditet e lavdishme ne klubin “e kuq”. Megjithate, tifozet e Liverpool pane sinjale pozitive, te cilat po konkretizohen sivjet. Skuadra e Klopp ka shenuar 30 gola ne kete sezon, me shume se çdo ekip tjeter. Pese nga keto gola mbajne firmen e brazilianit Coutinho, i cili ka perfunduar ne radarin e skuadrave te medha, perfshi Barcelonen.

“Qe kur trajneri mberriti ne ekip filloi te ngulise idete e tij, – shtoi Coutinho. – Ne stervitemi gjate javes dhe e pergatisim ndeshjen si rezultat i kundershtarit qe do te kemi perballe, por dy gjera nuk ndryshojne kurre: puna e forte dhe perkushtimi. Jemi nje ekip qe i ben shume presion kundershtarit, sepse keshtu deshiron trajneri, por per kete duhet te jesh shume mire i pergatitur fizikisht.”

Liverpool e ka fituar 18 here titullin kampion, ndersa vetem Manchester United ka bere me mire me 20 tituj. Megjithate, Liverpool e ka fituar titullin per here te fundit 26 vjet me pare.