Cudia me vajzat moderne nga Kosova qe tani drejtojne kampet e ISIS (FOTO)

Lidhur me artikullin:

Kosova ka qene nje nga vendet me proamerikane te Evropes qekur Shtetet e Bashkuara ndihmuan ne çlirimin nga regjimi serb. Megjithate, ne nje ndryshim gjeneracional ne kete vend me shumice laike, radikalizmi islamik po gjen shtrirje mes te rinjve. Dhe nuk jane vetem djem ata qe i jane bashkuar ISIS-it. Jane mbi 40 gra nga Kosova, te lindura kryesisht gjate te 90-ta, qe i jane bashkuar kesaj organizate terroriste shkruan nje hulumtim i gazetares Arbana Xharra

Prishtine, Ferizaj, Mitrovice, Gjilan dhe Terpeze

Laura Hyseni ishte nje adoleshente tipike e Kosoves, dilte me shoqet neper kafene dhe bare dhe nuk i shkaktonte shume telashe prinderve te saj me mendje te hapur.

“Ajo mund te merrte nje taksi dhe te shkonte neper takime neper kafene me miqte e saj ne qytet. Vishej njesoj si moshataret e saj – ne disa raste me minifunde apo me xhinse.

2Qamile Tahiri, me dy femijet e saj ne Siri. Burri eshte vrare, por vazhdon te rekrutoje nga Siria permes internetit gra e vajza nga Kosova
Ajo qe shume moderne”, thote Faik Uksmajli, djali i te cilit, Arbnori, u martua me te. Lotet i rrjedhin ne faqe ndersa ai kujton, i ulur ne nje karrige druri ne ballkonin e tij ne Nerodime te Eperme, nje fshat i vogel ne rrafshnalten bujqesore qe rrethon qytetin e trete me te madh ne Kosove, Ferizaj. Jo shume larg prej ketu gjendet baza kryesore e Ushtrise Amerikane ne Kosove, Kampi “Bondstill”.

Uksmajli tregon se Arbnori dhe vellai i tij me i vogel, Alberti, ishin te shoqerueshem dhe te hapur njesoj si Laura, por pastaj atyre te treve diçka e tmerrshme u ndodhi vitin e kaluar. “Brenda vetem pak muajsh, hoxha i fshatit dhe bashkeshortja e tij ua shpelane trurin”, thote ai.

Ata u bene myslimane strikte dhe u shkeputen nga miqte dhe rrethi i tyre. Arbnori leshoi mjekren, veshi pantallona treçerekeshe, dhe fliste vazhdimisht per Shamin, emri fetar per token e Sirise.

Qamile Tahiri, me dy femijet e saj ne Siri. Burri eshte vrare, por vazhdon te rekrutoje nga Siria permes internetit, gra e vajza nga Kosova!

3

/Zeri