Cudit Deschamps: “Franca e ka arritur objektivin ne kete Europian”

Lidhur me artikullin:

Franca ka kaluar ne çerekfinalet e euro 2016 pasi ka mundur me permbysje Irlanden ne fazen e 1/8-ave. Ka qene nje ndeshje me e veshtire nga sa ishte parashikuar per “Gjelat”, teksa trajneri Didier Deschamps e ka komentuar ne kete menyre takimin e zhvilluar ne Lion para kamerave te televizonit francez “TF1”:

“Ka qene shume e veshtire, kemi qene nervoze qe nga minutat e para. Kemi bere disa gjera te mira ne pjesen e pare, me pas kam dashur t’i jap me shume rrezikshmeri ne sulm skuadres duke afruar Griezmann me Giroud dhe duke shfrytezuar shpejtesine e Coman”.

Trajneri i Frances ka komentuar edhe eliminimin e Kroacise:

“Mund ta kishim mbyllur ndeshjen duke realizuar golin e trete, por asnje ndeshje nuk eshte e lehte ne kete kampionat. Shikoni Kroacine, te gjithe mendonim se do te shkonte deri ne gjysmefinale ose finale… E kemi arritur objektivin”.

Ne fund, Deschamps ka zbuluar se çfare i duhet Frances per te shkuar deri ne finale:

“Na duhet disipline, por nuk duhet te bejme shume llogari. Lojtaret shprehen mire kur kane rimtin e duhur dhe kur nuk mendohen shume. Kunder Irlandes nuk ishte nje ndeshje e lehte dhe detyra jone ishte te siguronim kualifikimin. Jam i lumtur edhe per tifozet qe na kane mbeshtetur qe ne fillim. Neser do t’i ndjek ndeshjet e tjera me qetesi”.