Cuper shpall listën. Salah në krye të sulmit

Super sulmuesi i Liverpoolit u lëndua në finalen e Ligës së Kampionëve në një duel me Sergio Ramosin. Pjesëmarrja e tij në Kampionatin Botëror Rusia 2018 ishte në rrezik, por tani është konfirmuar se do të jetë në Rusi. Salah është përfshirë në listën prej 23 futbollistëve të ftuar.

Luaj Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Megjithatë 25-vjeçari ende po lufton për tu rikuperuar për të qenë titullar nga ndeshja e parë.

Përveç Salahut në listë janë edhe yjet tjerë si Mohamed Elneny dhe Mahmoud Trezeguet.

Egjipti ndodhet në Grupin A së bashku me Rusinë, Arabinë Saudite dhe Uruguain. Marrë nga /Telegrafi/