Dashuria ne pune? Kujdes me ‘rregullat’

 

Edhe pse lidhjet e reja nuk duken mjaft te komplikuara, romanca ne pune sjell edhe disa kurthe te tjera, te cilat mund te kene pasoja serioze. Respektoni keto “ligje” nese deshironi te ruani prestigjin tuaj ne pune. Nje hulumtim i revistes “Female First” ka treguar qe 27 per qind e te anketuarve konsideron qe nuk ka asgje te keqe romanca ne pune. Sipas nje sondazhi te kryer ne shtetet evropiane, informohemi qe 38 per qind e evropianeve kane patur te pakten nje lidhje dashurie ne vendin e punes.
Sido qe te jete, disa rregulla eshte mire qe me mencuri t’i respektoni sesa qe te vajtoni me vone.
Mos u dashuro me shefin
T’i hedhesh syte shefit tend, eshte nje gje klasike, po kujto qe paraqet edhe nje seri te metash. Mbi te gjitha, eshte e natyrshme te terhiqesh nga dikush qe ju admiron. Nderkaq, shpesh eshte me e thjeshte te fshehesh marredhenien me shefin tend, nese ky person drejton nje biznes te madh. Por nese punon ne nje biznes te vogel, ndodh e kunderta: marredhenia jote do te jete “ne syte dhe ne gojen” e te gjitheve, ndaj do te jeni e detyruar ose t’i jepni fund, ose te shpallni dicka serioze!
Zgjateni sa me shume kohen e joshjes
A e imagjinon ta perqafosh dhe ta puthesh menjehere kolegun/kolegen tende, pa bere me pare nje “loje” joshjeje? Jo, kjo nuk do te ishte aspak argetuese. Aspekti eksitues qendron ne faktin qe te zgjasesh sa me shume fazen e joshjes, sepse kalimi ne “akt” do te jete me i pelqyeshem dhe ti do te kuptosh me qarte nese behet fjale per nje “fiksim” apo dicka me shume.
Kujdes me burrat e martuar
Te lidhesh me nje person te martuar kur je beqare eshte gjithmone nje ide e keqe. Kjo gje behet edhe me e keqe kur marredhenia eshte ne vendin e pune! Nese je ne kerkim te nje partneri seksual, ka me te vertete pak shanse qe marredhenia te shkoj drejt nje fundi te lumtur: personi i martuar do te kete nje jete ne pune dhe nje jete ne shtepi dhe ne pergjithesi mendon se ti nuk mund te behesh pjese e te dytes!
Beso te dikush
Te kesh nje marredhenie me nje koleg/e ne zyre sjell pashmangshmerisht momente ne te cilat do te ndjesh nevojen per te folur me dike per gjithcka, derisa marredhenia mos te jete me e fshehte. Ndaj beni kujdes kur te zgjidheni “te besuarin/en” dhe “bashkepunuesin/en” tuaj.
Shmang “pushimin seks” ne zyre
Mos e bej veten qe te behesh “pushimi seksual” i te dashurit tend, qe do te perfitonte per pak caste te qetesohej pas nje momenti me seks te shpejte!
Lere ne momentin e duhur
Nese ne jeten private eshte e mundur te zvarritesh per disa kohe nje marredhenie te destinuar per te mos funksionuar, eshte gjithashtu absolutisht e mundur te besh te njejten gje edhe ne zyre. Perse? E thjeshte: eshte e pamundur te parashikosh si do te reagoj nje person “i lene”. T’i japesh fund nje historie ne zyre, ne nje fare menyre, do te thote te dyfishosh problemet me te cilat mund te ndeshesh, po keshtu duhet te marresh parasysh edhe “hakmarrjen” qe mund te kanoset. Ndaj do te jete me mire qe te tregohesh transparent.