David Alaba rikthehet ne dispozicion te Guardioles

Lidhur me artikullin:

David Alaba shikon drite ne fund te tunelit. Mbrojtesi austriak i Bayern Munchen eshte rikthyer ne stervitje pas rreth 2 muajve mungese per shkak te nje demtimi ne gju. Alaba u demtua ne ndeshjen kunder Romes te cilen Bayern e fitoi me rezultatin 2-0 dhe mjeket vendosen qe ai te ndiqte nje terapi te gjate per te riaftesuar plotesisht gjurin. Edhe pse pjesa me e madhe e skuadres vazhdon te shijoje pushimet e dimrit, 22-vjeçari u shfaq ne qendren stervitore te kampioneve te Gjermanise duke nisur fillimisht vrapin dhe me pas ushtrimet me top. Mjeket shpresojne qe ai te jete ne dispozicion te trajnerit Pep Guardiola ne fund te ketij muaji kur Bayern Munchen do te rinise rrugetimin ne Bundesliga.

Te demtuarit e vetem ne kampin bavarez mbeten kapiteni Philipp Lahm dhe mesfushoret Javi Martinez and Thiago Alcantara. Te tre lojtaret ne fjale nuk do te jene te gatshem per te zbritur ne fushe as pas rikthimit te skuadres ne fushe per ndeshjet e pjeses se dyte te sezonit. Ditet e fundit ne dispozicion te Guardioles eshte rikthyer Bastian Schweinsteiger, i cili qendronte ne bokse qe pas perfundimit te Kupes se Botes.