Davis Cup, Britania shkelqen me Murray

 

Britania e Madhe mori kryesimin 2-0 ne sfiden e Davis Cup ndaj SHBA, duke fituar dy takimet e para fale dhe ndihmes se Andy Murrayt qe e pati nje shetitje ndeshjen me rivalin e tij Donald Young. ne takimin e luajtur ne San Diego, fituesi ne fuqi i Wimbledon, nuk viajtu aspak ndaj kundershtarit te tij duke e mbyllur madje me shpejt sec pritej ndeshjen me amerikanin. Tenisti skocez fitoi setin e pare 6-1, nderkohe qe dy setet e tjere erdhen me rezultat progresiv, pasi Murray mori te dytin 6-2 dhe te tretin 6-3, per suksesin 3-0 ne total. Ndeshja me emocionuese ishte ajo mes James Ward dhe Sam Querrey.

Tenisti britanik qe kishte fituar 10 nga 11 ndeshjet e tij te fundit, e nisi me nje humbje te thelle setin e pare kur u mund 6-1, por beri rezistence ne te dytin te cilin e mbylli ne tie break me rezultatin 7-3. Ne setin e trete, Querrey ishte serish dominues duke fituar 6-3 por atehere kur nevojitej qe amerikani te mbyllte ndeshjen, Ward u pergjigj me dy sete radhazi 6-4, 6-1 duke fituar sfiden me rezultatin 3-2 pas plot 3 ore e 11 minuta.

Per te luajtur online cdo takim te Davis Cup klikoni ketu