Daydreaming – Ëndrrat me sy hapur, çfarë thotë shkenca?

 

Nuk ka asnjë dyshim, pushimi është një nevojë fizike, por ne nuk duhet të anashkalojmë faktin se kjo është gjithashtu një gjendje e mendjes.

Jeta është plot tensione. Mijëra mendime qarkullojnë në mendjet tona në çdo moment dhe ne padashur kënaqemi me gjëra të vogla, momente intime në të cilat ikim nga realiteti për të “tërhequr spinën” nga stresi i përditshëm përmes të ashtuquajturave “daydreams”. Nëse njerëzit të kanë thënë se “daydreaming” është një zakon i çmendur, ju tashmë mund të shfajësoheni: shkenca thotë se është krejtësisht normale!

Ëndrrat me sy hapur janë shumë të zakonshme dhe të përhapura midis burrave dhe grave, veçanërisht atyre në një moshë të re. Daydreams janë të lidhura zakonisht me dembelizmin, pakujdesinë, joefikasitetin dhe produktivitetin e ulët. Disa studime, siç është hulumtimi i kryer nga një ekip në Universitetin Durham, ka ri-vlerësuar përfitimet e ëndrrave me sy hapur, duke theksuar se kjo është një shenjë e krijimtarisë ose një zakon i atyre që planifikojnë për të ardhmen dhe kanë aftësi për zgjidhjen e problemeve.

Duket, në fakt, se fantazia është një kurë gjithëpërfshirëse e vërtetë. Duke marrë një pushim të shkurtër (por emocionues) për të udhëtuar lirshëm me imagjinatën tonë na ndihmon të merremi pak me veten, për të luftuar stresin dhe ankthin dhe rimarrë energjitë tona. Daydreaming me pak fjalë është një dalje në imagjinatën tonë, me një vlerë të papritur terapeutike, që na ndihmon të relaksohemi, të shtendosemi dhe të jetojmë më mirë. Dhe ne të gjithë e dimë se është më e lehtë të marrim vendime të mençura me një mendje të qartë.

Pse të mos besoni se çfarë Paulo Coelho ka thënë: “Bota është në duart e atyre që guxojnë të ëndërrojnë”.

Pra, shikoni përpara dhe ngulini sytë diçkaje hutueshëm nga dritarja e autobuzit apo shikoni tavanin para se të shkoni për të fjetur: kjo do të stimulojë trurin tuaj dhe do t’ju çlirojë nga tensioni. Dhe nëqoftëse ju ëndërroni në një dyshek Magniflex, rezultati do të jetë edhe më i mirë!

Daydreams* – Ëndrra me sy hapur

Burimi: slowsleep.it