De Biasi dhe Cana: "Te bashkuar mund t’ia dalim"

Shmangia e euforise dhe ruajtja e qetesise ishte mesazhi kryesor i percjelle nga trajneri Gianni De Biasi ne prag te perballjes me Danimarken ne “Elbasan Arena”. Trajneri italian theksoi qe ne fjalen e tij se mendja e kuqezinjve eshte dhe duhet te jete vetem per takimin me danezet, qe sipas 58 vjecarit mbetet nje kundershtar cilesor dhe i veshtire per t’u mundur. “Kemi kaluar nje jave te qete, jemi stervitur mire dhe kemi te gjithe deshire te ruajme vazhdimesine e ndeshjes me Portugaline per te dale me nje rezultat pozitiv ne kete ndeshje. Kur e kemi analizuar kete grup kemi evidentuar tri skuadra superiore, Portugalia, Serbia dhe Danimarka. Kemi marre nje rezultat te papritur ne Portugali, por te merituar. Tani do te luajme ndaj Danimarkes dhe duhet ta harrojme suksesin ne ndeshje e pare dhe te qendrojme me kembe ne toke. Duhet ta luajme kete takim me zemer por mbi te gjitha me mendje, sepse nuk mund t’i lejojme vetes asnje gabim”. 
Pritshmerite per kete ndeshje jane te medha, madje edhe nga vete De Biasi, qe si gjithmone nuk ve bast per barazimin, edhe pse e pranon me pas se edhe nje pike mund t’i kenaqe kuqezinjte, ne varesi te lojes. “Varet, varet nga ndeshja. Eshte e qarte se apriori ne nuk futemi ne fushe per te marre nje pike, por do te perpiqemi te bejme tre. E dime qe kundershtari yne ka cilesi teknike dhe fizike te larta, ndaj duhet te jemi shume te zgjuar, per ta provuar suksesin ne te gjitha menyrat. Nese marrim vetem nje pike, do ta vleresojme me pas nese eshte rezultat i kenaqshem. Objektivi i pare edhe te futemi ne fushe dhe te marrim maksimumin”. 
I pyetur per formacionin titullar, De Biasi e anashkaloi pergjigjen, per te mos u dhene me shume te dhena kundershtareve, qe vijne me mungesa te rendesishme ne qender te mbrojtjes.

1lorik-cana albania

Cana: “Te bashkuar jemi shume te forte”
Ne te njejten linje me De Biasin shprehet edhe kapiteni Cana, i cili nuk e ve ne dyshim se te gjithe futbollistet do te japin maksimumin per te marre fitoren ne kete takim. “Une mund t’ju siguroj nje gje, qe te gjithe ne do te japim maksimumin per kete sfide. Kemi treguar se dime te fitojme edhe ndaj skuadrave me te medha se Danimarka. Sigurisht qe te bashkuar mund t’ia dalim mbane”.
Trajneri Olsen i Danimarkes pritet te aktivizoje titullar ne vijen e pare Nicklas Bendtner, nje sulmues potent qe vitet e fundit ka patur shume ulje-ngritje, por pavaresisht renies ne sezonet e fundit, per Canen 26-vjecari eshte per t’u respektuar dhe vleresuar. “Per Bendtner s’mund te kem vecse respekt dhe vleresim. Ai ka luajtur me ekipe te medha, qe do te thote se ka cilesi. Une e njoh mire, nese nuk do te ishte nje sulmues i madh, Conte nuk do ta kishte marre te Juventusi”.
Atmosfera ne Elbasan Arena, sipas Canes meriton nje sukses me Danimarken, per ta festuar ne menyren me te mire te mundshme perurimin e impiantit te ri, ndersa per De Biasin do te sherbeje per te percjelle nje imazh mjaft pozitiv per vendin.