De Biasi i ‘kerkon’ llogari Xhakes. Mesfushori kerkon falje

Ndeshja e pare, dhe per me teper me petkun e debutuesit ne Europian, natyrshem qe nuk mund te kaloje lehte. Fakti qe ishte nje situate e re per lojtaret dhe vete trajnerin De Biasi, e per me teper qe koha nuk pret pasi takimi i radhes eshte te dera, menjehere pas ndeshjes me Zvicren, Kombetarja ka nisur punen.

Mbremjen e se shtunes, pas kthimit rezidencen e perkohshme ne Perros Guirec, lojtaret, pasi kane darkuar, kane ndjekur permes TV-se ndeshjen Angli-Rusi. Mirepo, menjehere pasi ka perfunduar takimi qe nuk ka lidhje me grupin ku bejne pjese kuqezinjte, trajneri De Biasi ka thirrur 23 lojtaret ne nje mbledhje te papritur, shkruan “Panorama”.

Burime prane Kombetares tregojne se italiani ka menduar qe futbollistet te shikojne permes videos ndeshjen qe vete kishin luajtur te shtunen ne dreke. Kesisoj, edhe pse ora kishte kaluar 23:00, lojtaret jane ulur perpara ekranit dhe kane pare anet pozitive e negative te takimit te humbur 0-1. Nga sa mesohet, De Biasi ka ndalur videon disa here duke u fokusuar te gabimet qe skuadra ka bere.

Nje situate e sikletshme mesohet se ka qene momenti kur ne ekran eshte shfaqur rasti i Taulant Xhakes, i cili doli i nervozuar nga fusha dhe perplasi ne pankine nje shishe uji. Burime prane skuadres tregojne se per kete gjest lojtari i ka kerkuar falje trajnerit kuqezi, i cili ne pese vite drejtim te Kombetares shquhet per vendosjen e disiplines. Kur ora po shkonte 01:00, mbaroi edhe “zbori” i se premtes per kuqezinjte qe shkuan te pushonin ne dhoma.

Mirepo, mengjesi i se dieles i gjeti serish lojtaret perpara ekranit. Fillimisht programi i paradites parashikonte nje masazh rigjenerues per futbollistet qe u aktivizuan me minutazh te plote ndaj Zvicres. Me pas, ne oren 12:30 ekipi eshte grumbulluar ne nje mbledhje me trajnerin De Biasi dhe presidentin Armand Duka.