De Biasi i veteofrohet Anglise si trajner pas Hodgson

Lidhur me artikullin:

Trajneri De Biasi e sqaroi pozicionin e tij ne krye te kuqezinjve perpara kryeministrit Edi Rama, ne takimin qe kreu i ekzekutivit shqiptar organizoi me rastin e kthimit te kombetares nga “Euro 2016”. Ai tha se do ta vijoje kete mrekulli. Kjo, per faktin se eshte nen kontrate edhe per fushaten eliminatore te “Boterorit 2018”. Por, 60-vjeçari nga Sarmede e Italise ndryshe flet ketu e ndryshe ne vendin e tij. Ai duket qarte se e ka mendjen te filloje ndonje eksperience te re, aq me teper nese ajo eshte me joshese financiarisht dhe sportivisht se Shqiperia. Vete presidenti Armand Duka ka thene se nuk do ta pengoje te largohet, te ike per nje mundesi me te mire, por nga ana tjeter duhet qartesuar njehere e mire puna e trajnerit tone te kombetares, sepse eliminatoret e “Boterorit 2018” jane te dera, nisin ne shtator, ndaj s’mund t’i lihet rastesise zgjedhja e timonierit te kuqezinjve.

Per “gome rezerve” te De Biasi nuk mund te sherbeje kurrsesi kombetarja shqiptare, ndaj duhen vene pikat mbi “I” ne kete drejtim. Menjehere pas doreheqjes se Roy Hodgson, trajnerit te Anglise, De Biasi eshte veteofruar per kete post, edhe pse duket nje “stacion” i pakapshem per “kredencialet” e tij. Te kishte bere ate qe po vijon Islanda ne finalet e turneut te Frances, veç kualifikimit historik, ndoshta mund t’i lakohej emri ndokund ne ishull. Sidoqofte, nje gje eshte e kristalte: ai eshte gati t’i lere kuqezinjte, sikurse e tregoi kete edhe ne rastin e “ankandit” per pasuesin e Antonio Conte tek Italia. Mediat italiane shkruajne sot se, per te zene vendin e trajnerit te dorehequr te kombetares angleze veteofrohet edhe trajneri i Shqiperise, Gianni De Biasi.

Ne nje interviste te dhene per “Radio 1 Rai”, i pyetur nese ekzistonte mundesia qe te largohej nga Shqiperia per te marre drejtimin e Anglise, 60-vjeçari dha kete pergjigje:

“Ekziston si mundesi, nuk e di se sa e realizueshme eshte, por ekziston. Une uroj qe te ndodhe. Ne kontraten time me Federaten Shqiptare te Futbollit ka nje klauzole, qe me lejon mua ta nderpres ate, por tani per tani zgjedhja per ta lene kete kombetare do te jete e veshtire nga pikepamja emocionale.”

De Biasi nuk e ka fshehur se kishte pasur mundesi per t’u ulur ne stolin e axurreve:

“Ne kemi qene ne nje konkurrence mjaft te ngushte. Do te ishte qesharake per te thene se nuk do ta doja ate post. Nje italian gjithmone deshiron per te trajnuar ekipin e vet kombetar. Ndoshta do te ndodhe ne te ardhmen.”