De Biasi kercenon Italine: “Siguro vendin e dyte sa me shpejt”

Lidhur me artikullin:

Gianni De Biasi paralajmeron Italine pas ndeshje te raundit te trete ne Grupit G te eliminatoreve te Boterorit “Rusi 2018”. I kontaktuar nga mediat pertej Adriatikut, 60-vjecari beri nje parashikim per renditjen perfundimtare te ketij grupi, por nuk heq dore nga vendi i dyte, edhe pse e pranon se “te kaltrit” jane favorite per kete pozicion.

“Pas tri ndeshjeve skuadra qe me ka ba bere me shume pershtypje eshte Spanja, – deklaroi fillimisht De Biasi. Eshte nje skuader shume e forte dhe jo rastesisht e dominoi per 65 minuta Italine. Klasifikimi im eshte ky: Spanja e para, Italia e dyta, ndersa Shqiperia dhe Izraeli jane ne te njejtin nivel per vendin e trete. Por po te isha ne kombetaren italiane do te beje gjithcka qe ne ndeshjen e fundit me Shqiperine ta kisha siguruar vendin e dyte”, – theksoi trajneri i kuqezinjve.

Nje kercenim i drejperdrejte per perfaqesuesen e vendit te tij, madje De Biasi shton se nese do ta kishte humbur besimin per vendin e dyte, do ta kishte dhene menjehere doreheqjen.

“Po te isha ne kombetaren italiane do te shqetesohesha, sepse ne ne fushen tone do te japim gjithcka. E dime shume mire se mund te parakalojme vetem Italine, skuader qe sigurisht ka dicka me shume se ne. Nese nuk tentojme per vendin e dyte, me mire te largohem tani.”