De Biasi: “Ne Boteror nga grupi jone kalojne Spanja dhe Italia”

Lidhur me artikullin:

Kujtimet e “Euro 2016” jane ende te fresketa me Kombetaren Kuqezi qe dhuroi nje det emocionesh, por Gianni De Biasi qendron me kembe ne toke. Ka konfirmuar qendrimin ne krye te Kombetares Shqiptare edhe per Boterorin “Rusi 2018”, por formati i Kupes se Botes ku kualifikohet vetem e para e grupit ndersa e dyta mund te shpresoje ne play-off, le pak shanse per nje tjeter kualifikim historik ne kompeticionin me madhor te futbollit. Gjate nje interviste per “Il Gazzetino” ne Itali, trajneri i kuqezinjve e ben te qarte se cilat jane skuadrat qe kalojne nga grupi yne, ndersa shprehet:

“Kalojne Spanja dhe Italia, mbetet per t’u pare se cila do te fitoje kreun e grupit, jemi dhe ne te Shqiperise, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtejni.”

Ne artikull permendet dhe nje prapaskene interesante, sipas gazetarit Giangabriele Perre, De Biasi ishte nje kandidature qe i pelqente dhe Ukraines qe vendosi me pas per Shevcenkon, ndersa per sa i perket stolit te Italise ka qene ndikimi i Lippi qe ndikoi ne vendimin e Federates per te fituar kandidatura e Ventura. De Biasi flet ne nje interviste per shume nga temat aktuale te futbollit italian por natyrisht me shume interesant per ne Shqiptaret eshte pergjigja ndaj pyetjes se cilet jane cmimet Oskar te De Biasit per Euro 2016 me trajnerin qe shprehet.

“Buffon eshte portieri qe me pelqeu me shume, mes mbrojtesve Hummels, ne mesfushe 18 vjecari Renato Sanchez. Ne sulm nuk e di, jo Cristiano Ronaldo pasi vendosi pak, dhe as Eder goleadori i finales. Ne ndeshjen kunder Shqiperise shkelqeu per rastet e humbura”.