De Biasi rrefen momentin me te veshtire gjate EURO 2016

Lidhur me artikullin:

Zakonisht ne konference per shtyp del nje dite para ndeshjeve, por per nje nga te perditeshmet me prestigjioze ne Itali, “La Repubblica”, Gianni De Biasi jep nje interviste ku prek disa tema mjaft interesante, si fillim shpjegon ne lidhje me kendimin e himnit shqiptar.

”Eshte shume i bukur, me terheq, – thote De Biasi duke shpjeguar, – Fjalet jane pak te veshtira di domethenien, por per ti shqiptuar e kam pak te komplikuar, per fat gjate ekzekutimit ndihmoj veten me ekranin e karaokes qe eshte ne stadium, Ky eshte nje popull i jashtezakonshem, ka njohur diktatura dhe vuajtje, gjejme tifoze shqiptare kudo shkojme, nje pasion i jashtezakonshem”.

De Biasi me pas rrefen dhe nje peng, ate qe sikur te kishim marre nje pike ne dy ndeshjet e para nuk do te na duhej te prisnim rezultatet e te tjereve, nderkohe qe shpjegon dhe nje episod te rendesishem, ate per te lene ne stol ndaj Rumanise kapitenin Cana. Ja se cfare thote de Biasi ne lidhje me kete ceshtje.

” Ishte nje vendim i veshtire dhe nje moment i veshtire. Canes ja thashe vetem pak ore para ndeshjes. Gjithsesi duhet ti heqim kapelen, u vu menjehere ne dispozicion te shokeve, i karikoi dhe i mbeshteti, pati nje sjellje prej burri te madh dhe prej kapiteni te madh. Por ne kompleks ishte gje e bukur te shikonim keta djem me deshiren per te mahnitur Europen, dhe ja dolem. Jemi rritur, jemi ata qe do te doja te ishim, dhe jemi gati per te ecur perpara”.

De Biasi siguron se ne 1/8 Shqieria mund tju hape pune shume skuadrave, ndersa rrefen se skuadra do te stervitet me shprese se do te arrije kualifikimin, duke bere tifo dhe per Italine qe mund te na beje nje dhurate te bukur duke mposhtur Republiken e Irlandes.