De Boer: “Kam ardhur te nje ekip fitues”

Lidhur me artikullin:

“Ka qene nje fillim i veshtire sepse kam marre vendin e nje trajneri italian. Presioni ka qene menjehere shume i madh”.

Keshtu e ka pershkruar Frank De Boer kalimin e tij tek Inter, ne nje interviste te dhene per televizionin holandez “Nos”.

“Ne fillim kam qene pak i hutuar nga kjo situate, duhet te tregohesh i kujdesshem. Italia ka fituar Kupen e Botes ne 2006-en dhe tani vijne ketu holandezet te na tregojne se si behen gjerat… Per kete arsye po kerkoj t’i bej gjerat me radhe”.

Me pas, trajneri i zikalterve ka shtuar:

“Ketu kane me te vertete nje mentalitet fitues. Nuk dua te them se te Ajax duhej t’i detyroje lojtaret te benin diçka, por ketu tek Inter edhe nje ndeshje e vogel eshte argetuese, ndersa tek Ajax ishte mentalitet ‘Duhet ta bejme?’ Ketu e bejne me deshire dhe me bindje. Loja? Mund te permiresohemi per sa i takon zoterimit te topit, por kur jemi ne presion dhe duhet te qarkullojme topin, djemte reagojne shume mire”.