De Boer nuk njeh limite: “Inter luan per te fituar cdo ndeshje”

Lidhur me artikullin:

Fitorja e pare ne kampionat u arrit. Tani Inter i teknikut Frank de Boer mund te nise te mendoje per Europa League-n, ndonese ky kompeticion nuk eshte synimi kryesor. Sot, ne “San Siro”, skuadra zikalter nis sezonin e vet evropian me ndeshjen kunder izraeliteveve te Hapoel Beer-Sheva-s, ku synimi fitore ne teori nuk duhet diskutuar. Ne konferencen e sotme per shtyp, holandezi De Boer theksoi vullnetin e Interit per te bere mire qe tani e tutje.

“Ne duam te fitojme çdo ndeshje. Tri pike do te ishin shume te rendesishme. Kundershtaret tane nuk i njoh mire, por videot mund te ndihmojne. Ne i respektojme ata, i jane afruar Champions League. Kur eliminon nje skuader si Olympiakos dhe rrezikon ta besh edhe me Celtic, do te thote se skuadra ka cilesi. Kete pune duhet ta marrim me shume seriozitet”, – u shpreh fillimisht ai.

Me pas, tekniku iu rikthye fitores ndaj Pescara-s.

“E kemi kontrolluar ndeshjen per shume kohe, duke krijuar shume raste. Fatkeqesisht kjo nuk mjafton dhe duhet te permiresohemi ende”, – komentoi ai.

Natyrisht, nuk mund te mungonin dy fjale per perballjen e ardhshme me Juventusin, por De Boer e injoroi perkohesisht si sfide.

“Ndeshja me e rendesishme eshte gjithmone ajo e radhes. Ne jemi teresisht te perqendruar tek Europa League“, – theksoi 46-vjeçari.