De Bruyne: “Largimi nga Chelsea ishte vendimi i duhur”

Lidhur me artikullin:

Kevin De Bruyne pretendon se largimi nga Chelsea ishte nje vendim qe duhej marre dhe se nuk i interesonte te impresiononte Jose Mouriho gjate kohes se tij ne klub. Pasi kaloi ne “Stamford Bridge” ne 2012 nga Genk, De Bruyne u huazua te Werder Bremen dhe kur u kthye ne Angli priste te luante me shume. Gjithsesi, ai do te futej ne fushe vetem nente here, perpara se te rikthehej ne Bundeslige, kete here te Wolfsburg, ku ai do te kurorezohej si Lojtari i Vitit. Tashme te Machester City, De Bruyne eshte nje lojtar kyç pas transferimit 60 milione euro ne gusht te 2015 dhe i thur elozhe Guardiola per punen e bere deri tani.

“Nuk ia kam idene dhe as qe me intereson,” shprehet belgu kur pyetet pse nuk arriti te impresiononte Mourinho. “Prita kater muaj, pastaj i thashe vetes se dua te luaj çdo jave. Nuk me mundesohej aktivizimi i perjavshem, keshtu qe largimi ishte vendimi i duhur. Doja te filloja nje kapitull te ri – jo te huazohesha serish dhe te rikthehesha te e njejta situate. Ishte nje levizje e zgjuar nga ana ime. Por nuk pendohem per asnje vendim qe kam marre ne jete time.”

Duke folur per ish-trajnerin e Barcelona-s i cili erdhi te City kete sezon, De Bruyne thote:

“Nuk eshte se ka ndryshuar shume gjera – futbolli mbetet futboll – por syri i tij per detajet na vlen shume.”