De Gea i thote jo Realit. Prane rinovimit me Manchester

Lidhur me artikullin:

David De Gea dhe Manchester United jane shume prane finalizimit te marreveshjes qe do ta mbaje portierin spanjoll edhe per disa sezone ne “Old Trafford”. Deshtimi i transferimit te Real Madrid ka ndryshuar gjithe skenarin e portierit spanjoll qe deshironte me çdo kusht transferimin ne vendlindje, por tashme eshte i detyruar ta vazhdoje karrieren ne Angli. Vetem çeshtje minutash ishte transferimi i tij ne “Bernabeu” por Reali nuk arriti ta regjistronte ne limitin e merkatos dhe ne kete menyre, De Gea duhet te ndryshoje planet pasi kontrata e tij me Manchesterin skadon ne Qershor dhe ne rast mosinovimi, ai do te detyrohet ta mbylle sezonin jo ne stol, por ne tribune, ashtu siç ka ndodhur ne ndeshjet e para te Premier League.

Vendimi i Van Gaal per ta perjashtuar perkohesisht nga skuadra ka ndikuar shume ne formen e gardianit qe nuk deshiron te humbase Euro 2016 me Kombetaren e Spanjes. Ne kete menyre, brenda 10 diteve, nga nje lojtar praktikisht i Realit ai transformohet ne nje nga pikat e referimit te United, pasi me rinovimin e kontrates, 24-vjeçari do te perqafoje projektin e “Djajve te Kuq”. Kontrata e re parashikon qendrimin e tij ne Manchester edhe per 5 sezone shtese dhe sipas mediave do te perfitoje rreth 45 milione Euro ne total.