De Gea: "Nuk jam une titullari ne porten e Spanjes"

Edhe pse ne takimin me Francen ishte ai qe mbrojti porten e Spanjes, David De Gea nuk mendon se e ka te sigurt vendin e titullarit ne 4-kendshin e kombetares La Roja, pasi sipas portierit te Manchester United, Iker Casillias ka ende shume per te dhene ne futbollin e luajtur. “Nuk mendoj shume per kete gje. Casillias eshte ende i ri per te qene portier, dhe une besoj se do te tregoje nje nivel te larte edhe per shume vite te tjera. Duhet te presim se cfare do te vendose trajneri. Mua si De Gea nuk me mbetet gje tjeter vecse te punoj fort dhe ti bej gjerat mire”. Ne vijim te intervistes 23-vjecari foli per ndiesine qe e pershkoi kur mori vesh se do te luante titullar ndaj Frances si dhe nje mendim per largimet e disa futbollisteve nga kombetarja spanjolle. “U surprizova pak kur mora vesh se ndaj Frances do te zbrisja ne fushe si titullar. Gjithsesi ky fakt me lumturoj shume dhe me beri te ndiehem mire dhe i vleresuar. Spanja pa Xabi Alonson, Xavi Hernandezin dhe David Villan? Me duket pak e cuditshme. Ata kane luajtur ketu per shume vite dhe kane qene celesi i suksesit te kesaj kombetareje. Gjithsesi ne ekip kane ardhur shume lojtare te rinj dhe te gjithe po mundohen te japin me te miren e tyre per Spanjen”. Kete te Hene Spanja do te nise fushaten eliminatore per Euro 2016, teksa ne Valencia do te perballet me Maqedonine. Ky takim do te transmetohet live edhe ne kanalet e paketes Supersport duke filluar qe prej ores 20:45.